Pornostarja vritet me thikë në qafë pas sherrit me shoqen e shtëpisë

11/09/2020 17:35

Aktorja braziliane e filmave për të rritur Luane Honorio de Souza Rios, ka vdekur së fundmi në spital, tre muaj pasi ishte goditur me thikë nga shoqja me të cilën ndante shtëpinë.

Aktorja 28 vjeçare Luane Honorio de Souza Rios, e njohur në filma si Aline Rios, luftoi tre muaj betejën për jetën në spitalin e Duque de Caxias, në Rio de Janeiro, Brazil.

Në 2016 Rios ishte votuar si një nga talentet e reja më të mira të “Sexy Hot Awards”. Ajo u godit disa herë me thikë në qafë gjatë një argumenti në një shtëpi, nga shoqja me të cilën jetonte.

Sulmuesja e dyshuar raportohet se ende nuk është arrestuar por policia tha se në ditët në vijim do të marrë mandatin.

E dyshuara nuk emëruar por burime të policisë thonë se është e varur nga drogat dhe se në momentin e sulmit ishte nën influencën e drogave.

Rios kishte qenë aktore porno që prej vitit 2016, kur kishte marrë pjesë në programin televiziv pornografik ‘reality TV’ “Casa das Brasileirinhas”.

Në të njëjtin vit ajo kishte fituar çmimin “Sexy Hot” për rolin në filmin “Porno Fantasy 2”.

Ajo u varros më 3 shtator, dy ditë pas vdekjes, pa funeral.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel