“E kam mbivlerësuar 20 vite atë person”, Blerina Matraku në “Goca dhe Gra”: Jam penduar për marrëdhënien që kam krijuar me Adin, më është bërë një skenar i ndyrë 10/10 22:58
Përmes një njoftimi në Facebook, ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca deklaroi se qeveria e Shqipërisë ka aprovuar ndihmën financiare prej 180 milionë eurosh të siguruara nga Bashkimi Evropian për luftën kundër Covid-19.
Soreca sqaroi se këto fonde do të kontribuojnë në forcimin e financave publike, duke rritur mbrojtjen sociale dhe luftuar korrupsionin.
“Qeveria e Shqipërisë ka aprovuar ndihmën financiare prej 180 milionë eurosh të siguruara nga Bashkimi Evropian, si pjesë e mbështetjes në luftën kundër Covid-19. Këto fonde do të kontribuojnë në forcimin e financave publike, duke rritur mbrojtjen sociale dhe luftuar korrupsionin”, tha Soreca.

Top Channel