Dhunë ndaj xhaxhait, kushërirës e ish- bashkëjetueses, arrestohen 3 persona

11/09/2020 17:13
Ilustrim

3 shtetas janë arrestuar në flagrancë për dhunë në familja në, ndërsa një tjetër pasi drejtonte motorin pa leje përkatëse.

Një 27 vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses, ndërsa një 50-vjeçar është vënë nën pranga pasi ka ushtruar dhunë ndaj xhaxhait për motive të dobëta. Kurse, shtetasi F.L., dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike ndaj kushërirës të tij.

Vlorë, Sarandë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë dhe Sarandë, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, kanë arrestuar në flagrancë tre shtetas, si dhe një tjetër nga qarkullimi rrugorë:

• L.Z., 27 vjeç, banues në Vlorë, pasi në lagjen “Pavarsia”, Vlorë, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëjetueses së tij, për motive të dobëta.

• F. C., 50 vjeç, banues në fshatin Picar, Selenicë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj xhaxhait të tij, për motive të dobëta.

• F. L., 66 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj kurshurirës së tij, për motive të dobëta.

• A. Gj., 23 vjeç, banues në Vlorë, pasi u kap në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, duke drejtuar motorrin pa leje drejtimi përkatës.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Top Channel