Vajza e “mirë” e Hollivudit, këtë herë e bëri një gabim!/ Puthja me Holmes, e fejuara e lë menjëherë!

11/09/2020 17:28

Vajza e “mirë” e Hollivudit, këtë herë e bëri një gabim: Katie Holmes u fotografua duke u puthur me restauruarin Emilio Vitolo Jr, një lidhje të cilën sipas mediave të huaja rozë e ka nisur ndërkohë që e dinte fare mirë se 33 vjeçari ishte i fejuar.

Partnerja e tij, Rachel Emmons vendosi t`i jepte menjëherë fund lidhjes kur pa fotot e publikuara online. Ajo as nuk priti që të bisedonin përballë, duke e mbyllur gjithçka me një mesazh në telefon. Holmes, sipas burimeve pranë saj, ishte shkatërruar nga ndarja vitin e kaluar me aktorin Jamie Foxx.

Por nuk u shqetësua që dhimbjen e saj të mos e përjetonte dikush tjetër. I njëjti burim thotë se 41 vjeçarja ndihet “si një adoleshente e dashuruar” tani me Vittolon dhe vetëm kjo i intereson.

FOTO GALERI
1/18

Top Channel