Katër të arrestuar për përdhunimin e dy turisteve britanike minorene në Itali

11/09/2020 16:05

Një grup djemsh shiheshin në pamjet e kamerave të sigurisë të shkonin në një cep të errët të vilës italiane, pak para përdhunimit të dy adoleshenteve britanike nën moshë.

Dy prej djemve raportohet se ishin miqësuar me vajzat minorene gjatë festës në vilën e fshatit Marconia di Pisticci, në jug të Italisë.
Më parë vajzat dhe autorët e përdhunimit nuk e njihnin njëri-tjetrin.

Grupi i djemve i kishte çuar vajzat në një zonë të errët në kopshtin e vilës ku i kishin përdhunuar në grup.

Policia vendase tha se katër njerëz ishin arrestuar për aktin, në një prej zonave më popullore turistike të vendit.

Autoritetet po hetojnë dhe raportimet se grupi i djemve nuk ishin të ftuar në festën ku kryen sulmin.

“Natën mes 7-8 shtatorit, në Marconia di Pisticci, dhunë seksuale është kryer ndaj dy minoreneve të huaja në një festë private”, tha policia në deklaratë.

Sipas raportimeve, dy vajzat ishin goditur me shkelma e grushte para se të përdhunoheshin nga më shumë se një person. Agjencia Sassilive tha se sulmi u krye nga tetë djem në kopshtin e vilës.

Vajzat ishin kthyer vetë në vendin e akomodimit dhe më pas u dërguan në spitalin e Matera, rreth 40 milje larg.

Ato u trajtuan për tronditjen dhe kishin shenja në trup, por sipas raportimeve kanë dalë tashmë nga spitali.

Lexo edhe https://top-channel.tv/2020/09/10/2-vajza-britanike-sulmohen-e-perdhunohen-gjate-pushimeve-ne-itali/

FOTO GALERI
1/3
Policia duke ndaluar nje prej te dyshuarve te perdhunimit

Top Channel