Jimena Baron dhe Daniel Osvaldo i dhanë fund marrëdhënies së tyre të dashurisë verën e 2016-ës, pas një sërë zënkash dhe thashethemesh, por ditët e fundit është folur gjatë për një rikthim të tyre sërish në krah të njëri-tjetrit.
Një prej arsyeve përse Melania Trump e vonoi zhvendosjen e saj nga New York City në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2017, ishte sepse po rinegocionte marrëveshjen paramartesore me Presidentin Donald Trump, sipas një libri që del javën tjetër e është shkruar nga një reportere e Washington Post.
Pati kritika ndaj një studimi të realizuar në SHBA që sugjeronte se koronavirusi mund të ketë qenë i pranishëm në qytetin kinez Wuhan që në gusht të vitit të kaluar.
Barcelona e rinis në mënyrë të shkëlqyer pjesën e mbetur të sezonit në kampionatin spanjoll.
Vetëm pak muaj pasi kremtoi arritjen e shifrës rekord të një milionë vizitorëve në vit, qyteti i famshëm i lashtë i Petras, destinacioni më i njohur turistik i Jordanisë dhe një prej shtatë mrekullive të botës, është kthyer në një qytet fantazmë.
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, me anë të një postimi në Facebook, ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama për sa u përket rasteve të reja me Covid-19.
Maturantët kanë dalë sërish sot të protestojnë për shkak të pakënaqësive të krijuara nga provimi i Gjuhë-Letërsisë, për të cilin kanë deklaruar se nuk ka qenë sipas udhëzimeve.
Deputeti i Partisë Socialiste, Adnor Shameti, me anë të një postimi në Facebook ka mbështetur listat e hapura, duke thënë se ato gëzojnë mbështetje qytetare dhe nuk duhet të jenë më tabu për mazhorancën.
Arti gjithmonë e më tepër po bëhet një aset pasioni. I parë më tepër si investim se sa si shpenzim. Por cilat janë elementët që përcaktojnë vlerat e artit
Mijëra qytetarë kanë zgjedhur që këtë të diel ta kalojnë në plazh. Kryesisht qytetarët e Tiranës, kanë zgjedhur plazhin në Gjirin e Lalzit , ku si pasojë e lëvizjeve të shumta drejt këtij destinacioni janë krijuar radhë të gjata trafiku.
Policia sekuestroi të shtunën, në Portin e Durrësit një shumë parash prej 498 mije e 850 euro, pas kontrolleve që strukturat doganore bënë ne një kamion, i cili mbërriti me tragetin e linjës Bari – Durrës.
“Të parët që do ta marrin vaksinën do të jenë personeli mjekësor, pastaj personat më të rrezikuar për shkak të moshës apo patologjive të caktuara, si dhe forcat e rendit.
Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, ka vendosur të shtunën 17 gjoba për disa subjekte biznesesh të cilat nuk respektonin masat e marrë për koronavirusin, pas rikthimit në aktivitet. Gjatë ditës së djeshme, datë 13.06.2020, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, ISHSH, realizoi 985 inspektime dhe monitorime në të gjitha qarqet e vendit. Janë inspektuar dhe monitoruar:
DIVJAKË- Edhe në qytetin e Divjakës janë shtuar rastet e koronavirusit. Burime për Top Channel bëjnë me dije se në këtë qytet së fundmi janë zbuluar 6 raste të reja me Covid-19.
FIER – Vijon kontrolli masiv i territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Në vijim të veprimeve hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. S., 53 vjeç, dhe u shpall në kërkim djali i tij, shtetasi F. S., 21 vjeç, banues në Ndermënas, Fier.
Më shumë se 100 persona u arrestuan pas protestave të dhunshme në Londër të shtunën.
Pas kontrolleve intensive në kuadër të parandalimit dhe evidentimit të paligjshmërisë, policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë 4 shtetas dhe ka proceduar penalisht 1 tjetër.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë të ditur se në vend në 24 orët e fundit janë kryer 362 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 57 raste pozitive.
Polonia e pranoi se ka pushtuar gabimisht për pak kohë Republikën Ceke muajin e kaluar, një incident ky të cilin ministria polake e mbrojtjes e përshkroi si “keqkuptim”.
Kufizimet e vendosura për udhëtimet brenda Bashkimit Europan po hiqen njëra pas tjetrës. “Zhvillimi i favorshëm” e bën të mundur. Ballkani Perëndimor duhet të presë, me gjasë deri më 1 korrik.
Klinika Infektive e QKUK-së ka njoftuar se sot, në këtë klinikë ka ndërruar jetë pacientja R.M. e lindur në vitin 1944 nga komuna e Prizrenit.
Në Brazil, vendi i dytë në botë më i prekur nga COVID-19, me 892 vdekje të reja në 24 orët e fundit është rritur në 42.729 numri i viktimave.
Komiteti i Maturës Shtetërore 2020 (KOMSH), ka reaguar lidhur me ankesat e maturantëve për sa i përket provimit të Letërsisë. Në reagimin e tyre KOMSH shpjegon se po vlerësohet një mundësi zgjidhje pa ndikuar në procesin e Maturës Shtetërore.
Ju nuk e keni bërë me vetëdije, por mënyra se si karikoni telefonin tuaj mund të jetë e gabuar. E një gjë e tillë ndikon menjëherë në jetëgjatësinë e baterisë së telefonit.
Një shpërthim është raportuar në fabrikën e “Honda Motor” në Japoninë qendrore, njofton policia këtë të dielë.
TIRANË- Dy deputetë të opozitës Parlamentare, kanë tërhequr firmat e tyre nga nisma për ndryshimin e Kushtetutës. Bëhet fjalë për deputetin Artur Roshi, i cili përfaqëson në Kuvend partinë Balli Kombëtar dhe Besnik Troplinin.
Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, duket se ka udhëtuar nga Prishtina drejt Tiranës vetëm për të bërë një tatuazh të ri.
Ditën e sotme është shënuar një tjetër rekord negativ për sa u përket numrit të infektimeve me Covid-19 në Shqipëri. Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin tonë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, 57 persona.
FIER- I. S., 31 vjeç, banues në Patos, ka rënë në prangat e policisë për shkak se ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Një gjykatë në Shqipëri ka urdhëruar ekstradimin e një burri nga Taxhikistani, i cili kërkohet nga Gjermania si i dyshuar për pjesëmarrje në një grup të Shtetit Islamik.
Mëngjesin e së enjtes, gjyshja e Rita Orës, Fatime Bajraktari, nga ana e nënës ka ndërruar jetë. Gjyshërit e Ritës nuk kanë qenë të panjohur për publikun, pasi këngëtarja është mbesa e Osman Bajraktarit, që në kohën e Ish-Jugosllavisë ishte konsull në Ish-BRSS.
VLORË – Dy persona kanë rënë në prangat e policisë për shkak se akuzohen për një seri vjedhjesh në qytetin e Vlorës.
Shefja e Policisë së Atlantës ka dhënë dorëheqjen pas të shtënave fatale mbi një afrikano-amerikan i cili kishte rënë në gjumë në makinën e tij në një restorant ku merret ushqimi me vete.
Laguna e Kune-Vainit, 8 kilometër larg qytetit të Lezhës, është kthyer në një atraksion të përhershëm për turizmin e natyrës, vëzhgimit të shpendëve ujorë, të historisë, por edhe të kulinarisë së veçantë të zonës.
Pas degjenerimit në dhunë të protestuesve të “Black Life Matter”, të cilët nisën të shkatërrojnë edhe statujat, është aktivizuar grupi i ekstremistëve të djathtë në Londër.
Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm ka zgjedhur që ta nis me disa pamje nga bukuritë magjepsëse të Syrit të Kaltër.
Barcelona iu rikthye fushës së lojës pas më tepër se tre muajsh dhe e bëri këtë në transfertën ndaj Mallorcës, ku ia doli të marrë 3 pikët pa shumë sforcim, falë fitores me rezultatin 0-4.
Memorie.al publikon disa nga historitë e panjohura të ndodhura në kampet e burgjet e regjimit komunist të Enver Hoxhës, si kampi i Uzinës së Superfosfatit të Laçit në fillimin e viteve ’60-të, kampi i Fabrikës së Çimentos në Fushë Krujë, kampi i Fabrikës së Çimentos në Elbasan, kampi i Spaçit, etj., ku vuajtën dënimet e […]
Numri i të infektuarve nga Covid-19 në gjithë botën ka shkuar në 7,872,620 sipas Worldometers. Ndërkohë numri i viktimave ka arritur në 432,475.
Shkencëtarët turq kanë prodhuar ilaçin e parë të sintetizuar, prodhim vendor që do të përdoret kundër koronavirusit të ri (COVID-19), tha sot ministri turk i Teknologjisë dhe Industrisë, Mustafa Varank.
Vetëm mbrëmjen e djeshme policia iu ka hequr lejet e drejtimit 9 shoferëve. pasi lëviznin me shpejtësi tej normave të lejuara në aksin Tiranë-Elbasan.
Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar nga kthjellime dhe vranësira të cilat do sjellin mot kryesisht të kthjellët, por në zonat malore nuk përjashtohet mundësia për reshje.
Historia që mbylli puntatën e sotme të programit “Dua të të bëj të lumtur” ishte ajo e Gesardit, djalit që vazhdon të luftojë me sëmundjen e tij.
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në qendër të qytetit të Shkodrës mbrëmjen e kësaj të shtune.
Debatet dhe mosmarrveshjet e vazhdueshme në një çift në disa raste mund t’i çojnë drejt divorcit.
Policia e Shtetit ka reaguar pas sekuestrimit të disa miliona eurove në Portin e Durrësit.
Monica Bellucci, njihet si ikona e bukurisë femërore. Ajo është një prej grave më të bukura në botë, “titull” që vazhdon ta mbajë edhe sot, pavarësisht viteve që ka mbi supe.
Programi “Dua të të bëj të lumtur” solli në ekranet tona mbrëmjen e sotme historinë e Fatjonit, djalit nga Fieri i cili gjithë kohën ishte paragjykuar nga të tjerët.
Kërkuesit në Florida thonë se besojnë se kanë zbuluar se koronavirusi ka pësuar mutacion në një mënyrë që e bën atë më lehtësisht të përhapshëm dhe më infektues për qelizat njerëzore.
Dhjetë njerëz janë vrarë dhe 117 të tjerë u plagosën kur serbatori i një kamioni shpërtheu duke e nxjerrë atë nga autostrada në provincën lindore kineze Zhejiang sot pasdite.
A ka pasur keqmenaxhim të mundshëm të krizës së Coronës në Itali? Kjo është pyetja përgjigjet e të cilës po kërkojnë prokurorët e Bergamos tani dhe për t’i gjetur ato morën në pyetje një ditë më parë, për plot tre orë, kryeministrin e vendit, Giuseppe Conte.
Një banesë në katin e gjashtë në zonën e “Astirit” është përfshirë nga flakët.
Amerika e Veriut dhe ajo e jugut zënë tani gjysmën e rasteve të konfirmuara të koronavirusit në shkallë globale, me Brazilin që është vënë në epiqendër të pandemisë.
Maten Tafaj është vetëm dy vjeç dhe vjen nga një familje qe i ka dhuruar futbollit ne Shqipëri dy portier, te atin Glendi Tafaj i cili ka qenë pjesë e Tiranës gjatë karrierës se tij dhe gjyshi Gut Tafaj i aktivizuar gjatë gjithë karrierës se tij me Tiranën.
Si hartoi Greqia ndërhyrjen në jug të Shqipërisë në vitin 1997? Cili ishte plani? Tragjedia e Otrantos, masakra e Levanit, përgjakja e Cërrikut…
Një 71 vjeçar nga Prizreni ka ndërruar jetë si pasojë e coronavirusit mesditën e së shtunës, duke u bërë viktima e 32.
“Mirëmbrëma ditari im i dashur, sot duart po më dridhen tek po shkruaj. Nuk jam sëmurë jo, por një gjë e keqe ka ndodhur. Mësuesja na thotë të mos kemi frikë edhe pse një virus i tmerrshëm ka rënë në të gjithë botën.sot kishte hyrë edhe në Shqipëri. Doja të të shkruaja shumë gjatë por ende jam e turbulluar. Jeta ka shumë të papritura”.
Rreth 20 vite më parë kjo zonë këtu shfrytëzohej për kontrabandën e naftës në drejtim të ish Jugosllavisë ndërsa sot është kthyer në një nga atraksionet turistike me të veçanta në veri të Shqipërisë.
Presidenti amerikan Donald Trump u tha sot kadetëve të Akademisë Ushtarake se nuk është detyra e ushtrisë së SHBA të bëjë policin e botës.
Pa asnjë dyshim, Ivanka Trump është një prej grave më të fuqishme, por edhe më të bukura në botë.
Parku arkeologjik i Bylisit dhe së fundi Parku i Apollonisë janë kthyer në kryefjalën e mediave të vendit tonë. Kjo për faktin se Monumenti i Nimfeut ku ne ndodhemi tani, dhe që është pjesë e Parkut të Apollonisë është vandalizuar. Nuk dihet se sa persona dhe për çfarë arsyesh ata kanë shkatërruar dy nga kolonat e monumentit.
Motra e liderit suprem të Koresë së Veriut, Kim Jong Unka kërcënuar sot me veprim ushtarak kundër Koresë së Jugut teksa kritikonte Seulin për përkeqësimin e marrëdhënieve bilaterale dhe paaftësinë për të ndaluar aktivistët që shfaqin parulla kundër Penianit në kufirin mes vendeve.
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar për protestën e maturantëve për Maturën Shtetërore.
Avokatja Klentiana Mahmutaj prej vitesh ushtron profesionin e saj në Angli. Këtë vit ajo është emeruar nga Këshilli i të Drejtave të njeriut në OKB si eksperte e pavarur në Procedurat Speciale të të Drejtave të Njeriut në Kombet e Bashkuara në Gjenevë. Kjo është hera e parë që një shtetas shqiptar emërohet nga Kombet e Bashkuara në këtë pozicion.
Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë me anë të zëvendësministres Nina Guga iu ka bërë thirrje maturantëve që të lënë pas shqetësimet e ditëve të fundit dhe të përgatiten për provimet e ardhshme.
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me sekuestrimin e afro 2 milion eurove në portin e Durrësit.
Presidenti ukrainas, Volodomyr Zelenskiy, ka njoftuar se do të shkëputet nga takimet dhe udhëtimet për një periudhë, pasi bashkëshortja e tij ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Një australian është dënuar me vdekje në Kinë për trafik drogash, njoftonte sot qeveria e Australisë.
Kompania Moderna zhvilloi disa studime laboratorike të vaksinës së saj për COVID-19 tek minjtë, duke marrë siguri më të lartë se nuk do të rritet rreziku i shkaktimit të një sëmundjeje edhe më të rëndë dhe gjithashtu se një dozë mund të jetë e mjaftueshme për të ofruar mbrojtje ndaj koronavirusit të ri.
Photoshop është një mjet i fuqishëm që mund të transformojë dhe ndryshojë çdo objekt ose person. Sidoqoftë, ekziston diçka që mund të bëjë shumë më tepër. Bëhet fjalë për nënën natyrë.
Secili nga ne ka të drejtë që të jetë i lumtur në jetë, edhe nëse kjo nënkupton që të ndryshoni gjini. E një gjë e tillë mund të realizohet nëse ju nuk ndiheni mirë me jetën që bëni aktualisht.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se policia nuk duhet të përdorë “metodën e ngufatjes” me anë të së cilës ndalon një person duke e shtrënguar në qafë në mënyrë që ai apo ajo të dorëzohet.
Ish-efektivi i Policisë së Mineapolisit, Derek Chauvin, mund të marrë më shumë se 1 milionë dollarë si benefite gjatë viteve të pensionit, edhe nëse dënohet për vrasjen e George Floyd.
Këngëtarja me famë botërore, Rihanna, duket se ka vendosur që verën e këtij viti ta kalojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pas gati tre muajsh, Polonia ka rihapur sot kufijtë e saj për të gjitha vendet fqinje, anëtare të Bashkimit Europian.
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka reaguar ashpër ndaj fotove të shfaqura një ditë më parë në një gazetë të afërt me opozitën, në të cilat shihet djali i tij, Danilo, në një lokal, teksa ndjek një ndeshje futbolli në shoqërinë e një miku që sipas gazetës, është i lidhur me ambjente kriminale.
I konsideruar një nga restorantet më të mira në botë, Noma, me kuzhinierin e famshëm me origjinë shqiptare, Rene Rexhepi, është rihapur tashmë në Kopengagen pasi Danimarka hoqi disa nga kufizimet e marra për të frenuar koronavirusin.
Rafiki, një nga gorillat më të famshëm kurriz-argjendtë të Afrikës është vrarë së fundmi në Uganda, duke shkaktuar zemërim të gjerë në komunitetet vendase.
Ajo nuk ka patur një kohë të lehtë përsa u përket lidhjeve, pasi ka qenë në marrëdhënie dashurie me disa djem “të këqij” ndër vite.
E ftuar në emisionin “Ftesë në 5” një ditën më parë ishte blogerja, Vjosa Muriqi. Gjatë bisedës me moderatorin, Bieta Sulo, ajo zbuloi se ka një raport të shkëlqyer me të vjehrrën.
Dhjetëra maturante të Shkodrës protestojnë kundër provimit të Gjuhë-Letërsisë.
Demonstruesit në Liban tentuan mbrëmë gjatë protestave të dhunshme të pushtojnë bankën qendrore të vendit në kryeqytet, pasi valuta e vendit ka shënuar një rënie rekord të vlerës në krahasim me dollarin.
7 persona kanë rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit, në 24 orët e fundit në Shkodër.
Indinjatë e gjerë është reflektuar pas publikimit të disa fotove të tifozëve të skuadrës kroate të Dinamo Zagreb me një banderolë me slogane anti-serbe dhe simbole të Lëvizjes Ustashe pro-naziste të kohës së Luftës II Botërore.
Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një bisedë telefonike me Ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës Meliza Haradinaj-Stublla.
Redona Koçi, e cila njihet ndryshe edhe si juristja seksi, është një nga modelet më të ndjekura në rrjetet sociale.
Me turistët të bllokuar nëpër shtëpi dhe banorët e Stokholmit që evitojnë turmat, një guide po përpiqet të mbajë gjallë biznesin me ture të pandemive të mëparshme të qytetit, që nga vdekja e zezë e deri tek epidemia e kolerës.
Milani është vetëm një hap larg zyrtarizimit të mbrojtësit të talentuar francez Pierre Kalulu, kontrata e të cilit me Lyonin do të përfundojë më datën 30 qershor dhe më pas do të jetë i lirë të vendosë për të ardhmen e tij.
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, “Adem Jashari”, vazhdon të mbetet i mbyllur për fluturime.
Në rubrikën “Një ditë me Dojnën” në Pop Culture ka qenë e ftuar Dea Mishel Hoxha. Autorja dhe moderatorja Dojna Mema së bashku me Dean kanë bërë një piknik ku kanë folur për ndodhitë më të fundit.
Nënat që dyshohet se janë me koronavirus ose që rezultojnë pozitive, duhet të vazhdojnë të ushqejnë me gji fëmijët dhe të mos ndahen prej tyre në rast se nuk ndjehen shumë keq.
Një artiste e famshme ruse ka akuzuar rrjetin Facebook se po përpiqet të ‘fshijë historinë’ pasi ka ndaluar një album të pabesueshëm fotosh të ngjyrosura prej saj, prej imazhit të famshëm të ngritjes së flamurit sovjetik mbi Reichstag-un gjerman.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me operatorët turistikë në Vlorë.
Rreziku për një valë të dytë duket më pranë sidomos në SHBA. Të dhënat e universitetit“Johns Hopkins”, flasin për një rritje të rasteve të reja me koronavirus, në të paktën 20 shtete, në dy javët e fundit.
Përrallat ndonjëherë mund të dërgojnë mesazhe të përziera e të “rrezikshme”. Kur Charles Perrault shkroi “Hirushja”, ai e përfundoi historinë me 2 morale mjaft konfliktuale.
Protestat anti-racizëm në Britaninë e Madhe janë marrë peng nga ekstremistët.
Një zjarr ka rënë në katin e dytë të një banese në Kamëz, pak momente më parë.
Disa pjesë të Pekinit janë vënë nën izolim të shtunën pasi gjashtë raste të reja, të brendshme u raportuan, duke ndezur frikën e një rikthimi të transmetimeve lokale.
Liga Spanjolle tashmë e ka ringritur siparin e saj teksa janë zhvilluar 3 ndeshjet e para mes të cilave dy derbit Sevilla-Betis 2-0 dhe Valencia-Levante 1-1.