Nazare është një forcë e natyrës. Një vajzë e re, e fortë dhe e vendosur që do të shpëtojë jetën e nënës, të cilës i duhet një operim i shtrenjtë.

Fshati i peshkatarëve ku jeton Nazareja është bekuar me natyrë të bukur dhe dallgë të mëdha, ku si mbështetje ka dhe të dashurin, Tonin, një djalë që e ka njohur që në fëmijëri.

Antonio Blanko, një biznesmen i industrisë së drurit dhe pronar i “Atlanditas”, zbulon se vëllai i ti, Feliksi, po vjedh para nga kompania. Pasi humbet besimin, ai i kërkon të vëllait të largohet nga shtëpia dhe të shkëputet nga biznesi, por Feliksi ka një plan. Bashkë me bashkëshorten, ai i vë zjarrin pyllit, duke prekur kështu jetët e qindra njerëzve.

Ky zjarr do të mbjellë vdekje, por edhe do të ndezë një dashuri që pritet të ndryshojë gjithçka. Toni, i dashuri i Nazaresë, vihet në dijeni të një informacioni shumë delikat në lidhje me zjarrin. Ai duhet të futet fshehurazi në shtëpinë e Blankos, i ndihmuar nga Nazareja, por kjo e fundit përballet me Duarten, një djalë që rrezikon jetën nga Feliksi por që nuk ndahet dot më nga Nazareja.

Kjo është historia intriguese e serialit të ri me titull Nazare që fillon në Top Channel nga data 21 Shtator, nga e Hëna në të Shtunë, ora 10:00 ne Top Channel!

Top Channel