Dinasty, është një nga serialet shumë të sukseshëm të transmetuar nbë Top Channel. Ju do keni mundësi ta rishihni seritë e këtij prodhimi shumë të suksesshëm amerikan, nga e marta në të shtunë, në orën 14.00 në Top Channel.

Seriali tregon historine e familjes Herrington edhe për perandorinë e tyre.
E vendosur për të provuar veten si shpëtimtaren e perandorisë së tyre, Fallon dinake dhe karizmatike (Elizabeth Gillies) do të përpiqet të ribrandojë dinastinë e familjes së saj, por një njëzet e pesë vjeçare me miliarda në ngarkim, thjesht mund të rezultojë të jetë një kombinim katastrofik. Pothuajse aq katastrofike sa romancat e Fallon… Ajo e gjen veten të dashuruar me dikë, familja e të cilit është më e pasur dhe më e çmendur se familja e saj dhe që Bleik (Grant Show) nuk e aprovon. Ndërkohë, Aleksis (Nicollette Sheridan) do të gjejë mënyra të reja për t’u përzier në jetën e vajzës së saj, ashtu siç mundet vetëm një nënë. Ndërsa rivaliteti mes familjeve Kolbis dhe Kerrington nxehet dhe familjet futen në garën më të egër të Atlantës, një tjetër personazh del në skenë, motra e Bleik, e cila tund me kërcënim një mori sekretesh të familjes Kerrington.
Përkundër të gjitha këtyre marrëdhënieve të vështira, madje edhe me shumë miq të befasishëm, Kerringtonët do të dëshmojnë edhe një herë se gjaku është më i trashë se vaji dhe se nuk ka asgjë më të fortë se lidhjet e krijuara nga diamantët.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel