“Mos m’u drejto mua atë gjuhë”/ Zekthi përplaset me Hajdarin, deputetja: S’përmenda emër, po të dogji, mbaje!

17/09/2020 21:58

Deputetja Rudina Hajdari dhe analisti Fitim Zekthi janë përplasur në Open me deklaratat e tyre.

Fitim Zekthi: Unë njihem si njeri që nuk zihem me njerëzit kot, ruaj etikën dhe kam qasje të qarta…mos m’u drejto mua me atë gjuhë

Rudina Hajdari: Më jep një përgjigje

Fitim Zekthi: Rama është bërë ashtu siç është bërë nga euforia e tij e pafundme, mos më perifrazo mua gabim të lutem…

Rudina Hajdari: Dhe ku ishte Opozita këtu? Ajo pseudo Opozita që la mandatet dhe iku. Ore se është bërë kjo çështja e etikës, kshu sikur…etikë është të bësh atë që thua. Unë atë bëj.

Eni Vasili: Mos e ktheni në debat personal, takohuni dhe sqarohuni tek kafja.

Fitim Zekthi: Nuk kam asnjë ngarkesë emocionale ndaj askujt.

Eni Vasili: Por nuk do t’u harxhojmë minutat e teleshikuesve për këto gjëra

Fitim Zekthi: Por çfarë përfitoj unë pra ma thuaj? Hë çfarë përfitoj…

Rudina Hajdari: Ore s’përmenda emër

Top Channel