15:01
Dëmet e tërmetit, akuzë 16 personave/ Mbyllet hetimi për vdekjet nga tërmeti në Durrës, do nisë gjyqi
Vrasje nga pakujdesia, shpërdorim detyre, ndërtim i paligjshëm dhe falsifikim dokumentash janë akuzat që rëndojnë ndaj 16 personave, të dorëzuar si të pandehur nga prokuroria e Durrësit, në prag të një vjetorit të tërmetit të 26 nëntorit, ku humben jetën 51 persona,23 prej tyre jetonin ne qytetin e Durrësit.