Dukesha jep lajmin e ëmbël/ Meghan dhe Harry, në pritje të fëmijës së dytë

15/02/2021 14:09

Meghan Markle do të bëhet nënë për herë të dytë, dhe lajmin e bukur ajo dhe i shoqi, princi Harry, zgjodhën ta jepnin pikërisht në ditën e Shën Valentinit.

Fëmija do të vijë në jetë më pak se dy vjet nga lindja e djalit të parë të Dukës dhe Dukeshës së Sussex, Archie. “Mund të konfirmojmë se Archie do të bëhet vëlla i madh. Meghan dhe Harry janë jashtëzakonisht të lumtur të mirëpresin fëmijën e tyre të tyre”, thanë përfaqësues të çiftit. Pohimi u shoqërua me një foto të aktores, ku shihet qartë barku i saj i rrumbullakosur. Poza është shkrepur nga mikesha e vet, Misan Harriman.

Dyshja vendosi vitin e kaluar të hiqte dorë nga titujt mbretërorë dhe detyrimet ndaj monarkisë vitin e kaluar, e që prej atëherë u zhvendosën fillimisht nga Britania e Madhe drejt Kanadasë e më pas, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku kanë blerë dhe një shtëpi. Harry dhe Meghan janë pjesë e disa projekteve, ndërsa kanë nënshkruar tashmë kontrata me Netlix dhe Spotify. Lajmi që ish aktorja amerikane do të bëhet nënë përherë të dytë vjen disa muaj pasi ajo pësoi një abort spontan korrikun e 2020-tës.

Top Channel