E shtunë, 21 Nëntor 2020
14:16
Zaev drejt dekriminalizimit të hashashit: Do të pihet kanabis lirisht në Ohër e Shkup

Pas legalizimit të prodhimit të canabis cativa për arsye medicinale, Maqedonia e Veriut pritet të lejojë përdorimin e gjerë të mariuanës në publik, duke dekriminalizuar përdorimin e saj.

14:10
SHBA, sistemi shëndetësor në prag kolapsi nga pandemia

Mbi 1 milion raste të reja me Covid-19 janë regjistruar në SHBA gjatë një jave, me thuajse 190.000 infektime të shënuara vetëm në 24 orët e fundit.

14:05
Kroaci, 47 të vdekur dhe 3.573 raste të reja me COVID-19

Në 24 orët e fundit u regjistruan 3.573 raste të reja me koronavirus (COVID-19) me çka numri i rasteve aktive në Kroaci arrin në 19.079.

13:57
Kërkesa e Vucic-it për të vizituar Kosovën, reagon Ministria e Jashtme: Ofendim më tepër se provokim!

“Kërkesa e Vucic, Vulin, Gjuric e Petkovic për të vizituar Kosovën, në një kohë kur Kosova përballet me rihapjen e plagës e dhimbjes së madhe të personave të pagjetur, dhe zbulimit të varrezave masive të shqiptarëve të vrarë e masakruar në luftë, 21 vjet më pas, është ofendim më tepër se provokim”.

13:52
Kina heq përgjegjësinë: Virusi erdhi nga Italia!

Duke përdorur një studim të ri mbi përhapjen e hershme të koronavirusit në Itali, Kina ka hedhur dyshimin se sëmundja mund të ketë nisur pikërisht nga fqinji ynë përtej Adriatikut dhe jo nga shteti aziatik që konsiderohet zyrtarisht si vendlindja e saj.

13:42
​Bayern Munich-Werder Bremen, analizë dhe formacionet e mundshme

Bayern Munich pret Werder Bremenin në Bundesligën gjermane me fillim nga ora 15:30, ku kampionët aktual pritet të vazhdojnë serinë e fitoreve, ndërsa Bremen hynë në këtë ndeshje pas katër barazimeve rresht me rezultat përfundimtar 1:1.

13:38
Policia angleze, “bingo” me shqiptarin/ Kapet me 800.000 sterlina, fshehur në makinë

Policisë londineze i ka rënë “bingoja” duke kapur një shqiptar me plot 800.000 sterlina, të konvertuara në 1.080.000.000 lek.

13:26
“Njerëzit po vdesin urie”/ Kriza në Jemen, OBSH jep alarmin

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres paralajmëroi se Jemeni i shkatërruar nga lufta, është “në rrezik të pashmangshëm të përballjes me urinë më të rëndë që bota ka parë në dekada”, ku jeta e miliona njerëzve është në rrezik.

13:17
“Ti nuk kalon”/ Vucic nuk lejohet të hyjë në Kosovë

Presidentit serb, Aleksandar Vucic i është refuzuar kërkesa dërguar institucioneve të Kosovës për një vizitë atje.

13:09
“Maska? Vetëm partia ma mbledh”/ Zgjedhjet për strukturat e LSI-së, voton Monika Kryemadhi

Monika Kryemadhi garoi sot e vetme për postin e kryetares së LSI-së, në zgjedhjet që kjo parti po zhvillon.

13:05
Nënshtetësia në lindje/ Trump përgatitet t’i japë fund

Raporte në shtypin e huaj tregojnë se përpara largimit nga Zyra Ovale, presidenti Donald Trump po përgatitet të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv, i cili i jep fund nënshtetësisë së fituar që në lindje.

13:01
Rekord gjobash në Kosovë/ Nuk respektuan masat e Covid-19

820 qytetarë janë gjobitur brenda 24 orëve nga Policia e Kosovës për shkak se nuk kanë respektuar masat e vendosura nga autoritetet shtetërore, që kanë për qëllim frenimin e përhapjes së mëtejme të koronavirusit të ri.

12:52
Java e tretë e kategorisë superiore/ Në Shkodër luhet klasikja e futbollit, Vllaznia-Tirana

Pas pauzës për shkak të ndeshjeve të Kombëtares rikthehet Kategoria Superiore me javën e tretë të saj ku nuk mungojnë përballjet shumë interesante.

12:44
Covid 19 në shtatzëni/ Studimi: Transmetimi nga nëna te fëmija i ulët

Studimet gjatë pandemisë tregojnë se transmetimi i Covid 19-ës nga gruaja shtatzënë te fetusi, është shumë i ulët. Por edhe kur bebja lind pozitive ka një mbrojtje imunitare të mirë, për përballimin e komplikimeve.

12:37
Pishat përfundojnë në det/ Erozioni kërcënon brigjet e plazhit të vjetër në Vlorë

Erozioni kërcënon sipërfaqe të tëra plazhi dhe pyjesh në Vlorë.

12:31
Dy minatorë kryefamiljarë kërkojnë punë! Në vështirësi për shkak të pandemisë

Jonuz Dedja dhe Gëzim Karaj, dy minatorë kryefamiljarë sot i janë drejtuar Zyrës Vendore të Punësimit për të gjetur zgjidhje.

12:22
Abuzimet me maskat dhe alkoolin/ Në farmacitë e kryeqytetit gjen çmime të ndryshme

Që prej muajit mars, kur në Shqipëri është raportuar për shpërthimin e pandemisë së Covid-19, çmimet e maskave, dezinfektuesve dhe alkoolit kanë ndryshuar, duke rënduar tek xhepat e qytetarëve.

12:17
Ku shkuan paratë e studentëve? Monitorimi: Shpenzohen për sigurinë e godinave universitare

Edhe pse mësimi u zhvendos në banesat e studentëve për shkak të situatës së Covid-19, gjatë vitit 2019-2020, por dhe gjatë këtij viti të ri akademik , paratë e studentëve nga universitetet nuk kanë shkuar për studime dhe kërkime shkencore sipas monitorimit të QQ-së në 6 universitetet publike, por vazhdojnë të shpenzohen për sigurinë e godinave universitare.

12:12
Superliga e Kosovës vjen me disa ndeshje interesante

Vazhdon sot programi i ditës së shtunë me tre ndeshje interesante në kuadër të Superligës së Kosovës.

12:09
Samiti i G20-ës, i dominuar nga COVID-19

Samiti i liderëve të G20-ës është takimi i fundit që do të zhvillohet nën presidencën saudite.

12:06
Dy vdekje të dyshimta brenda 24 orëve të fundit

Brenda 24 orëve të fundit janë raportuar dy vdekje të dyshimta, njëra në Lipjan e tjetra në Mitrovicë.

12:03
Mblidhte para për tërmetin, por në fund i mbante vetë/ 3 vite burg për Arian Melin

Gjykata e Lezhës ka dënuar me 3 vite burg Arian Melin, i riu i cili mblidhte para për tërmetin e 26 nëntorit, por në fund i mbante vetë.

11:45
“Mos udhëtoni për festa”/ Amerikanët mësyjnë aeroportet!

Njerëzit e mbushën plot aeroportin LAX të Los Angeles-it pavarësisht se Qendra Amerikane për Kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve u kërkoi amerikanëve hapur që të mos udhëtojnë për festa në mesin e valës së dytë të koronavirusit.

11:38
“Gojët e liga dhe mendjet e errëta”/ Thirrje në kohë Covid-i! Mjeku, një këshillë për politikën

Mjeku i njohur Tritan Kalo ka reaguar mbi debatet e fundit që po bëhen në vendin tonë, ku opozita ka hedhur akuza se po fshihen vdekjet reale nga Covid-19 në Shqipëri. Kalo u bën thirrje qytetarëve që të mos e humbasin kurrë besimin te puna dhe përkushtimi i tyre.

11:30
Kërcënoi me thikë dhe dhunoi gruan, prangoset 58-vjeçari në Vlorë

Një 58-vjeçar ka rënë në pranga në Vlorë pasi kërcënoi me thikë dhe ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

11:23
Kokainë, vjedhje dhe tapë në timon/ Arrestohen 5 persona në Tiranë

Pesë shtetas kanë rënë në pranga në Tiranë për vepra të ndryshme penale.

11:14
Preket nga Covid-i edhe djali i madh i Donald Trump-it

Djali i madh i presidentit Trump ka rezultuar edhe ai me Covid-19.

11:11
Trump, tjetër goditje/ Michigan-i mbështet fitoren e Biden-it

Përpjekjet e Donald Trump-it për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA morën një tjetër goditje në Michigan, ligjvënësit e të cilit e bënë të qartë se nuk do ta ndryshojnë triumfin e projektuar të demokratit Joe Biden në këtë shtet.

11:06
Shpërndahej dhe pihej drogë në lokalin e Tiranës, policia arreston pronarin dhe kamarierin

Pronari dhe kamarieri i një lokali në Tiranë kanë ranë në pranga pasi e kishin përshtatur ambientin për shpërndarje dhe përdorim droge.

10:56
“Mos dilni jashtë”/ Bombë moti! Stuhi e përmbytje në Itali, autoritetet thirrje banorëve

Komuna e Krotonës (Crotone) në Itali ka dhënë alarmin në mediat sociale për shkak të një të ashtuquajture “bombë e motit”, që ka sjellë një përkeqësim të menjëhershëm të kushteve atmosferike me reshje të dendura të pasuara nga vërshime të befta uji.

10:48
Najada Çomo feston ditëlindjen, mesazhi prekës i vajzës: Dhurata më e bukur që mund t’i bëni mamit është që…

Greis Çomo, vazja e shefes së Spitalit Infektiv, Najada Çomo ka ndarë një mesazh prekës për ditëlindjen e nënës së saj.

10:44
Tragjedia parandalohet në kohë/ Dhunonte dhe kërcënonte me vdekje gruan e tij, arrestohet 46-vjeçari në Dibër

Ndërhyrja në kohë e policisë ka parandaluar atë çka mund të përfundonte në një tragjedi të vërtetë familjare.

10:38
Skandali me falsifikimin e tamponëve/ Greqia merr masa në Kakavijë, që prej mëngjesit të sotëm…

Pas publikimit nga Top Channel të skandalit të testeve negative Covid-19 dhe PLF fallso, pala greke ka vendosur të shtrëngojë rregullat e verifikimit në pikën kufitare të Kakavijës, e vetmja pikë hyrëse në Greqi.

10:30
Goditi dhe kërcënoi mjekun e Urgjencës së Elbasanit, arrestohet 29-vjeçari

Një 29-vjeçar ka rënë në pranga, pasi kanosi në krye të detyrës një mjek të Spitalit të Elbasanit.

10:22
Studimi rrëzon gjithçka! Sa zgjat vërtet imuniteti ndaj Covid-it

Janë kryer një sërë studimesh mbi imunitetin që krijon trupi ndaj Covid-19, por pa një rezultat shumë të qartë.

10:12
Një ditëlindje ndryshe! Rama dhe Manastirliu urojnë shefen e Spitalit Infektiv, Najada Çomo

E gjendur në ambientet e punës, shefja e Spitalit Infektiv, doktoreshë Najada Çomo, një ndër figurat kyçe të përballjes së sistemit shëndetësor me pandeminë Covid-19, feston sot ditën e saj të lindjes

10:01
Qëlloi me armë në ajër dhe kërcënoi një 26-vjeçar në Burrel, kapet i riu i shpallur në kërkim

Është kapur dhe ndaluar në Mat një 26-vjeçar, i dënuar më parë për krime kundër personit, armëmbajtjes pa leje dhe prodhimit e shitjes së lëndëve narkotike.

09:55
U shteruan arkat/ Kompanitë ajrore kërkojnë ndihmë

Të goditura rëndë prej pandemisë së koronavirusit, kompanitë ajrore do të kenë nevojë për ndihmë shtesë, në vlerën ndërmjet 70 – 80 miliardë dollarësh nga qeveritë, për t’i mbijetuar kësaj krize.

09:43
Kohë pandemie/ Kufizime në Han të Hotit dhe Muriqan, vetëm këta persona do lejohen të hyjnë në Mal të Zi

Në vijim të masave shtrënguese për të mundësuar frenimin e përhapjes së pandemisë Covid-19, pikat kufitare të Hanit të Hotit dhe Muriqanit do të mbyllen këtë fundjavë, me përjashtim të disa kategorive të caktuara të personave.

09:35
Bomba në mediat e huaja/ Çfarë nuk u tregojnë për Covid-in

Qeveria britanike ka marrë masa të ashpra për frenimin e koronavirusit.

09:22
Nuk i bindet policisë/ Tenton të largohet dhe përplas disa mjete të parkuara, arrestohet 20-vjeçari në Durrës

I ndjekur nga policia, një 20-vjeçar në Durrës është kapur dhe arrestuar, pasi tentoi të mos i bindej shenjës së efektivëve për ndalim, duke u larguar dhe përplasur disa mjete të parkuara.

09:09
Francë, shkon në mbi 2.1 milionë numri i rasteve me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Francë janë regjistruar 22.882 raste të reja të koronavirusit të ri (COVID-19).

08:47
Mbi 40 milionë të shëruar nga COVID-19 në mbarë botën

Numri i të shëruarve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 40 milionë.

08:16
Sëmundjet e prostatës dhe ato seksuale te meshkujt

Aparati riprodhues mashkullor është delikat dhe mjaft i ndjeshëm ndaj sëmundjeve.

07:57
21 nëntor, dita Botërore e Televizionit

Sot shënohet Dita Botërore e Televizionit.

07:40
​12 mijë e 220 raste aktive me Covid-19 në Kosovë

Gjendja pandemike e shkaktuar nga Covid-19 është rënduar dukshëm në Kosovë. Ditëve të fundit numri i rasteve ditore me koronavirus ka shkuar pothuajse në 1 mijë. Po ashtu edhe numri i të vdekurve është rritur.

07:23
Borë në zonat malore dhe ulje e ndjeshme temperaturash, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të kthjellët por që në zonat malore do të kemi edhe reshje bore.

06:59
Kafe turke për një jetë të gjatë? Zbuloni faktet shumë interesante

Çdo ditë, amvisat shqiptare përballen me mëdyshje, sfida dhe punë. Përpara se të përballen me këto sfida, tradita e kërkon një filxhan me kafe turke.

06:47
Këto janë 8 frutat më të shijshme e më të shëndetshme në botë

Idea e të ushqyerit shëndetshëm për disa njerëz nënkupton se duhet të heqin dorë nga shija. Kjo nuk është e vërtetë, sidomos në rastin e frutave të mëposhtme, që janë shembulli ideal i shijes dhe shëndetit.

06:28
Zbuloni kurën me sherebelë e mjaltë, për ftohjet e papritura

Uljet e temperaturave shoqërohen me raste në shtim të të prekurve me ftohje të papritura. Ndryshimi i temperaturave të mëngjesit dhe mbrëmjes nga ato të drekës sjellin konfuzion në mënyrën e të veshurit.

06:06
Njihuni me ushqimet që shpëtojnë mushkëritë

Mushkëritë janë pre e shumë kimikateve, që shkaktojnë një sërë sëmundjesh të rrezikshme. Një prej substancave më të dëmshme për mushkëritë është nikotina, të cilën e marrin jo vetëm duhanpirësit, por edhe personat pranë tyre. Kjo substancë futet në gjak dhe zgjat nga 6 deri në 8 orë.

05:28
Trupat azerbajxhanase marrin kontrollin e Agdamit

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, tha se trupat e tij kanë marrë kontrollin në tri distriktet e para në kufi me Nagorno-Karabakun, si pjesë e një marrëveshje paqeje të ndërmjetësuar nga Rusia që i dha fund luftës gjashtë javore me forcat armene në këtë rajon.

05:05
Aviokompanitë kanë nevojë për 70 deri 80 miliardë ndihmë shtesë

Aviokompanitë do të kenë nevojë për ndihmë shtesë, në vlerën ndërmjet 70 – 80 miliardë dollarësh nga qeveritë, për t’i mbijetuar krizës për shkak të pandemisë COVID-19, e cila po i shterron arkat e tyre, tha Alexander de Juinak, drejtori i përgjithshëm i Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror (IATA).

04:30
Ligjvënësit e Miçiganit: Nuk kemi informacion që do të ndryshonte rezultatin e zgjedhjeve

Udhëheqësit kryesorë republikanë të legjislaturës së shtetit Miçigan thanë pas një takimi me Presidentin Donald Trump të premten se ata nuk kishin ndonjë informacion që do të ndryshonte rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në këtë shtet, ku demokrati Joe Biden mundi republikanin Trump.

04:04
Biden kërkon asistencë emergjence për pandeminë

Presidenti i zgjedhur Joe Biden po i bën thirrje Kongresit të miratojë miliarda dollarë ndihmë emergjente për COVID-19n para fundit të vitit, sipas një këshilltareje të lartë të tij, e cila paralajmëroi të premten se “nuk ka më vend për vonesa”.

03:45
Joe Biden mbushi 78 vjeç, ja karriera e tij

Presidenti i zgjedhur Joe Biden mbushi të premten 78 vjeç. Pas dy muajsh, ai do të marrë në dorë frenat e një vendi politikisht të përçarë, që përballet me krizën më të rëndë të shëndetit publik prej një shekulli, një papunësi të lartë dhe një debat mbi padrejtësitë racore. Ndërkohë, zotit Biden do t’i duhet t’u demonstrojë amerikanëve se mosha nuk është veçse një numër dhe se nuk e pengon aftësinë e tij për t’u marrë me këto probleme.

03:23
Biden vazhdon punën për formimin e stafit të tij të Shtëpisë së Bardhë

Presidenti i zgjedhur Joe Biden i shtoi stafit të ndihmësve kryesorë katër ish-zyrtarë të administratës Obama-Biden, ndërsa vazhdon punën për formimin e ekipit të tij të Shtëpisë së Bardhë.

02:53
Vaksina e Pfizer/ Shpërndarja nis në muajin dhjetor

Bashkëthemeluesi i kompanisë BioNTech, Ugur Sahin pohoi se vaksina kundër COVID-19 të cilën po e zhvillojnë në bashkëpunim me gjigandin farmaceutik amerikan Pfizer, mund të dalë në përdorim para vitit të ri në SHBA dhe Europë.

02:36
‘Kundër Remdesivirit’- OBSH: Të mos përdoret për Covid-19

Organizata Botërore e Shëndetësisë i është rikthyer diskutimit të përpara disa kohëve mbi përdorimin e remdesivirit në luftën kundër Covid-19. Edhe pse ilaçi antiviral është konsideruar si një ndër më premtuesit në përpjekjet për mposhtjen e sëmundjes, OBSH i ka këshilluar institucionet shëndetësore të mos e përdorin tek pacientët e shtruar në spital me koronavirus.

02:22
Studimi/ Ri-infektimi me koronavirus nuk ka gjasa të ndodhë deri pas…

Njerëzit që kanë qenë të infektuar me COVID-19 nuk kanë shumë gjasa të infektohen përsëri për të paktën gjashtë muaj pas infektimit të tyre të parë, sugjeron një studim britanik i punonjësve të kujdesit shëndetësore në vijën e parë të frontit.

01:55
Përpjekje të dëshpëruara nga presidenti Trump për të përmbysur fitoren e demokratit Biden

Donald Trump dhe aleatët e tij po ndërmarrin hapa gjithnjë e më të dëshpëruar për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020, përfshirë thirrjen e legjislatorëve të shtetit të Miçiganit në Shtëpinë e Bardhë si pjesë e një përpjekjeje me pak gjasa për sukses për të përmbysur fitoren e Joe Bidenit.

01:24
Gjendja e jashtëzakonshme në Maqedoni e Veriut/ Vendimi për 1 muaj pas përkeqësimit të situatës së Covid-19

Qeveria e Maqedonisë se Veriut shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për 30 ditë. Vendimi hyn të shtunën në fuqi dhe vjen pas propozimit të Komitetit për menaxhimin e krizës.

01:01
Aventurierët – Gëzimi rrëshket nga kali! Si po shkon kalërimi i djemve?

Plot surpriza dhe të papritura edhe në këtë episod të Aventurierëve. Alioni dhe Gëzimi vendosën të kalëronin, një eksperiencë e re për të dy aventurierët. Ata kishin frikë të kalëronin.

00:47
Video- Plas keq te Aventurierët, Alioni godet me grusht Gëzimin

Plot surpriza dhe të papritura edhe në këtë episod të Aventurierëve.

00:41
Telashe për Torinon, Giampaolo dhe dy futbollistë, pozitivë para transfertës ndaj Interit

Telashe edhe për Torinon në prag të transfertës milaneze ndaj Interit, pasi trajneri Marco Giampaolo dhe dy futbollistë kanë rezultuar pozitivë në tamponët që kanë kryer ditën e djeshme, menjëherë pas kthimit të lojtarëve nga përfaqësueset përkatëse.

00:29
Pirlo: Koha e përshtatjes ka mbaruar, tani fillon kampionati për Juven

Trajneri Andrea Pirlo ka dalë në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes ndaj sardëve të Cagliarit, ku ka provuar menjëherë të karikojë të tijtë, duke theksuar e koha për eksperimente ka përfunduar se se tani starton kampionati i vërtetë për Juventusin.

00:10
Inzaghi: Crotone kundërshtar i vështirë, Immobile kërkon të luajë me çdo kusht

Lazio do të rikthehet në fushë nesër në transfertën ndaj Crotones, ndërsa trajneri Simone Inzaghi mund të buzëqeshë, pasi organika e skuadrës ka nisur të plotësohet dhe ndryshe nga dy javë më parë, nuk është më në gjendje alarmi.

E premte, 20 Nëntor 2020
23:58
Hell’s Kitchen Albania 3- Vajzat konfrontohen fizikisht, Roberti dështon në pjatën kryesore

Vazhdojnë përplasjet, debatet dhe spektakli në Hell’s Kitchen Albania 3. Edhe këtë puntatë shef Renato u gjeti probleme të mëdha konkurrentëve, duke bërë që të thyhen shumë pjata.

23:35
Gola dhe spektakël, Monaco mposht me përmbysje PSG-në

Penallti, gola, karton i kuq dhe spektakël në stadiumin “Louiss II” të Monacos, teksa në fund skuadra nga principata franceze ia doli të triumfojë 3-2 me përmbysje ndaj kryeqytetasve të Paris Saint Germain.

23:21
Zidane: Kalendar shumë impenjativ, po dëmtojmë shëndetin e futbollistëve

Në prag të transfertës ndaj Villarealit. Zinedine Zidane ka dalë në konferencën për shtyp ku është ankuar jo pak për kalendarin e ngjeshur dhe ka shprehur shqetësim për ndikimin negativ në shëndetin e futbollistëve.

22:42
Kufomat brenda morgut në tokë, reagon Instituti i Mjekësisë Ligjore: Fotot janë inskenim për të nxitur panik

Instituti i Mjekësisë Ligjore ka reaguar pas publikimit të disa fotove në mediat online ku shihen trupat që kanë ndërruar jetë në ambientet e morgut.

22:42
Fotot që vërtetojnë se lumturia e vërtetë qëndron në gjërat e vogla

“Nuk është gjë e madhe, por ti bën gjëra të mëdha nga gjërat e vogla ndonjëherë” thoshte Robert Duvall.

22:22
8 frutat më të shijshme e më të shëndetshme në botë

Idea e të ushqyerit shëndetshëm për disa njerëz nënkupton se duhet të heqin dorë nga shija.

22:09
Përfshihet nga flakët banesa dykatëshe në Korçë

Një banesë dykatëshe në qendër të qytetit të Korçës, në afërsi të muzeut arkeologjik është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme

22:02
Miley Cyrus dhe Dua Lipa vijnë fuqishëm me “Prisoner”

Këngëtaret Miley Cyrus dhe Dua Lipa, mbrëmjen e djeshme kanë publikuar këngën e tyre, “Prisoner”.

21:48
SHBA mbyll teleskopin më të famshëm hapësinor Arecibo, në xhunglën e Puerto Rico (Fotot)

Një nga teleskopët më të mëdhenj astronomikë të SHBA që prej 57 vitesh ka sjellë disa nga zbulimet më të mëdha të hapësirës, do të mbyllet përfundimisht pas dy avarive të rënda në muajt e fundit.

21:44
Fotot/ Bebe Rexha në mbështetje të artistes shqiptare

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha gjithmonë ka shprehur mbështetje për artistët nga vendlindja e saj Shqipëria.

21:43
Rusia dënon me 13 vjet një shtetas, akuzohet se spiunonte për SHBA

Një gjykatë ruse dënoi me 13 vjet heqje lirie një shtetas rus nën akuzat e spiunazhit për llogari të Shteteve të Bashkuara. Lajmi u njoftua të premten nga Shërbimi Federal rus i Sigurisë (FSB).

21:29
Fotot/ Panoramat mahnitëse të pyjeve me mjegull në Hollandë

“Më pëlqen të fotografoj pyjet kur është vërtet e mjegullt në atdheun tim, Hollandën. Pranë fotografimit brenda pyllit, gjithmonë i gjej rrugët që çojnë në ato pyje të jenë super”, thotë fotografi Albert.

21:27
​Maqedoni e Veriut, 39 viktima dhe mbi 1200 raste ditore me COVID-19

Në 24 orët e fundit, Maqedonia e Veriut regjistroi 1237 raste të reja me koronavirus dhe 39 viktima.

21:19
Gardiania e stërvitur që bënte seks me të burgosurin, ofendon gjykatësin pas verdiktit (Fotot)

Një gardiane burgu e apasionuar pas stërvitjes, ka pranuar marrëdhenien e jashtëligjshme seksuale me një nga të burgosurit, por ka ofenduar gjykatësin kur ai shtyu me disa muaj marrjen e vendimit.

21:04
Veganët bëjnë seks më shumë se mishngrënësit

Veganët bëjnë seks më shumë se sa mishngrënësit.

21:00
“S’ju ka dëmshpërblyer Edi Rama”, Fiks Fare zgjidh problemin e familjes që do i prishej shtëpia!

Fiks Fare denoncoi veprimet e disa institucioneve qendrore lokale, të cilat në “bashkëpunim” me njëra tjetrën do të linin në rrugë të madhe një familje me 6 anëtarë në Kuçovë.

20:51
Burri vret bashkëshorten modele erotike ‘online’: Ishte shumë më seksuale se unë (Fotot)

Një burrë nga Alabama në SHBA që ka dalë në gjyq për vrasjen e bashkëshortes së tij e cila punonte si modele erotike në internet, i ka thënë policisë se ishte i trishtuar që “nuk jam aq seksual sa ishte ajo”.

20:43
Çfarë u ndodh organeve kur mbani dietë

Kur njerëzit mbajnë një dietë të caktuar, harrojnë rëndësinë e ujit jo vetëm në humbjen nga pesha por edhe në shëndet.

20:42
Ekzekutim mafioz në Spanjë, vritet shqiptari me të shkuar kriminale

Një shqiptar, identiteti i të cilit ende nuk dihet është ekzekutuar me armë zjarri në Spanjë brenda një automjeti. Trupi i tij është gjetur i pajetë nga banorët të cilët njoftuan policinë.

20:33
Vjedhje spektakolare/ Grabitet banka me eksploziv

Grabitësit e një banke në Prishtinë kanë pritur orën 5 e 30 të mëngjesit për tu hedhur në veprim.

20:28
Mevlani e thotë troç: Kishit shkuar në hotel më mirë, u tejkalua si takim i parë

Takimi i Melisës dhe Fatjonit, u shoqërua me polemika të shumta në studio. Kjo për faktin se dyshja u pa tepër e afruar, e nuk i kursyen puthjet e përqafimet.

20:27
​Gjashtë klube nga Premier Liga të interesuara për Ramosin

Gjashtë klubet më të mëdha të Premier Ligës kanë treguar interesim për shërbimet e Sergio Ramos, raporton “90min”.

20:10
Paditet Sting/ Kantautori britanik mohon marrëdhënien seksuale me minorene në 1979

Muzikanti i njohur Sting është akuzuar së fundmi për marrëdhënie seksuale me minorene, të cilat përfaqësuesit e këngëtarit i kanë mohuar kategorikisht.

20:06
BE me sytë nga SHBA për Kosovën/ Lajcak: Për dialogun Kosovë-Serbi, është kyc bashkëpunimi me SHBA

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë shpreson në një bashkërendim më të mirë mes Brukselit dhe Uashingtonit lidhur me Ballkanin, me ardhjen në fuqi të administratës së re amerikane.

20:02
Kamera me detyrim në dhomën e gjumit/ Kompania call center, urdhër për ata që punojnë nga shtëpia

Kompania Teleperfomanca disa ditë më parë punonjësve të saj u ka kërkuar instalimin e kamerave në shtëpitë e tyre.

20:00
A duhet t’i japësh gji fëmijës nëse je me covid? Gjinekologia sqaron hapur

Mjeke Hysie Aliko,  ishte një nga të ftuarat e Bietës në emisionin “Ftesë në 5”. Mjekja foli për gratë shtatzëne që preken nga COVID-19, e mundësinë që virusi të transmetohet nga nëna tek fëmija.

19:54
Kandidatët do flasin në Top Channel/ Emisioni më i ri televiziv që zgjedhësit të njohin kë po votojnë

Kur na ndajnë vetëm 5 muaj nga zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit, Top Channel shumë shpejt do të sjell në ekranin e të gjithë shqiptarëve programin Kandidati.

19:51
Ndryshon linja kohore e koronavirusit/ Covid i gjetur në Itali disa muaj më herët nga sa mendohej

Një studim i ri thotë se koronavirusi është zbuluar në Itali që prej shtatorit 2019, duke sugjeruar se sëmundja e padukshme vrasëse ishte përhapur përtej Kinës më shpejt nga sa mendohej.

19:44
7 mësues humbën betejën/ 250 janë zëvendësuar nga arsimtarë të tjerë

Përkeqësimi i situatës së koronavirusit në vend, ka bërë që 7 mësues nga 30 mije prej tyre që punojnë në sistemin parauniversitar të ndalin rrugëtimin arsimor dhe të humbin betejën me sëmundjen e shekullit.

19:39
“Basha nxit dhunë ndaj mjekëve”/ Reagojnë bluzat e bardha: Nuk fshehëm vdekjet. Të hetohet çdo kartelë

Akuza e liderit të partisë demokratike Lulzim Basha se nga spitalet Covid nuk raportohen të gjithë humbjet e jetëve ka prekur ekipin e mjekeve të cilët prej më shumë se tetë muajsh po përballet me pandeminë.

19:34
E premte e zezë, 15 humbje jete/ Betejën e humbi një foshnjë 16 muajshe, aktori Xhelili dhe mjeku Shehu! 836 raste të reja me Covid

Kjo e premte shënoi bilancin më të rëndë të viktimave dhe të infektuarve me Covid 19 që nga nisja e pandemisë në vend.

19:27
Shuplakë për Fatjonin dhe largimi nga studio/ Ana ndihet e “fyer”, mësoni çfarë ndodhi…

Ana dhe Fatjoni, dukeshin si dyshja që nisi shkëndijat e para të një pëlqimi.

19:26
Covid-19/ Maqedonia shpall gjendjen e jashtëzakonshme për 30 ditë

Qeveria  e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme solli vendim për shpalljen e gjendjes së krizës për 30 ditë.