Kjo është një nga disa automjetet që kane mbetur të bllokuar në borë.

Një ditë më parë drejtuesit e tyre i braktisën për shkak të temperaturave të ulëta, pasi nuk mund të lëviznin dot dhe u kthyen mbrapa, me mjete të tjera pa mundur të shkojnë dot në Maqedoni. Bllokimi i këtyre mjeteve detyroi dhjetëra e qindra qytetarë të tjerë të qëndronin të bllokuar për rreth 15 orë.

U desh zhvendosja e këtyre automjeteve me krahë nga qytetarët, që rruga të mund të hapej.
Këtu në ketë doganë, kamionët dhe maunet që përdoren për transport, e kanë të vështirë qarkullimin, po ashtu edhe lëvizja e tyre bëhet në numër të vogel, për shkak sepse mund të bllokojnë rrugën.

Të bllokuara qëndrojnë edhe korsitë e rrugës, për shkak të mungesës së një borëpastrueseje, e cila erdhi vetëm ketë të hënë.

Top Channel