Një qeveri e Vetëvendosjes/ Qytetarët e Kosovës presin shumë punë

15/02/2021 21:32

Banorët e Prishtinës nuk janë befasuar aspak nga rezultati i zgjedhjeve, por ajo që ata kërkojnë, është më shumë punë nga qeveria e ardhshme.

Berisha: Nga këto zgjedhje po pres të punojnë më shumë për neve

“Nga këto zgjedhje po pres të punojnë më shumë për neve, për integrimin e Kosovës ne arenat ndërkombëtare dhe premtimet që i kanë dhënë shpresoj ti mbajnë… Ka qenë i pritur ky rezultat”

Imeri: Të bëjmë se çfarë thotë Amerika

“Apel i bëj që aleatët të jenë prioritet dhe të bëjmë se çfarë thotë Amerika bashkërisht të ecim dhe të rrugëtojmë, miqësisht të shkojmë dhe ti mbyllim problemet, ministrat shpresoj të jenë të qëlluar, ministra që vijnë ta luajnë rolin, më pak me politike dhe secili fushën e vet”
Ka edhe nga ata që presin që lëvizja vetëvendosje, të bashkojë kosovën me shqipërinë ndërsa të tjerë kanë ardhur nga jashtë vendit për të votuar por janë ndeshur me probleme.

Uksmajli: Albini ka me bashku edhe Kosovën edhe Shqipërinë

“Po kam votu, qata qe e kom votu kena fitu, ky shumë shpejt ka me bashku edhe Kosovën edhe Shqipërinë. Edhe hale ma shumë kemi me kon tash kur t’i numërojmë votat e diasporës kemi me u bo edhe ma shumë”

Krasniqi: Testet antiCovid nuk na i kërkoi askush

“Po kam votu dhe kam ardh kaistil (posaqërisht) nga Basel i Zvicrres, Avdullah Hoti tha me bë testin atje, dhe kur erdhëm këtu as nuk e këqyri bile, e kish qit vetëm me na shpenzu neve,kjo është turp i madh u mundu me na ndal neve amo ska mujt apet”… “Besoj që edhe dy mandate kane me i fitu”

Avdullahu: Më thanë që nuk je në regjistër, mbeta pa votu

“Vij nga Franca, kam deshtë me votu amo nuk ma kanë pranu votën, më kanë thanë që nuk je në regjistër, edhe m’kthyn mbrapsht. Po presim diçka mirë, nashta kësaj here fiton Vetëvendosja”

Top Channel