Verona mposht 21 me përmbysje Parmën dhe largon krizën e rezultateve në Serinë A, teksa në katër takimet e fundit kishte humbur tri dhe fituar vetëm një herë.

Të besuarit e trajnerit Juric treguan forcë karakteri, pasi arritën të kthenin në favorin e tyre një sfidë që nisi shumë keq për ta, pasi që në minutën 8-të Kucka zhbllokoi me 11-metërsh takimin, duke u dhënë epërsinë emilianëve. Një penallti e akorduar nga gjyqtari vetëm pasi u sinjalizua nga sistemi VAR.

Avantazhi i Parmës zgjati vetëm pesë minuta, pasi Grassi devijoi në mënyrë të pavullnetshme topin në portën e tij. Verona e dominoi kundërshtarin në minutat në vijim dhe rrjedhimisht në minutën e 62-të realizoi edhe golin e fitores me Barak, i cili u shërbye nga Dimarco.

Kaq i mjaftoi Veronës për të marrë një fitore të vyer, që e mban në pozita komode, ndërsa Parma mbetet në zonën e ftohtë, me vetëm një pikë më shumë se Crotone që mbyll klasifikimin.

Top Channel