E dashura ‘e penduar’ e milionerit tenton të vrasë në dëborë fëmijët ‘prej mëkatit’ (fotot)

15/02/2021 19:44

Policia tha se gruaja ndjehej “e turpëruar që jetonte në mëkat” pasi u vendos në apartamentin e luksit që paguhej nga i dashuri i saj i martuar, milioner.

Gruaja e emëruar nga mediat si 33-vjeçarja Natalia Vazina, kishte detyruar tre fëmijët e saj  të dilnin zbathur në dëborë në tempertura prej minus 15C,  pasi ndjehej e turpëruar nga marrëdhënia e saj me milionerin e martuar.

Ajo ishte zhveshur tërësisht dhe bashkë me fëmijët kishin dalë në kushtet e acarta në një pyll pranë Moksës.

Të katërt ata u shpëtuan nga një burrë që po nxirrte qenin e tij vonë në mbremje, dhe dha alarmin.

Fëmijët Grigory, dhjetë vjeç, Lazar, dy vjeç, e Marfa, 11 muajshe, pësuan gangrena të rënda dhe hipotermi nga i ftohti. Doktorët thanë se për disa minuta më shumë ekspozim do të kishin vdekur.

Edhe gruaja po trajtohet në spital për gangrena të ftohti në kurriz, në këmbë e në kofshë.

Sipas raportimeve, djali i vogël Lazar është në gjendje kome mjekësore.

Autotitetet kanë hapur çështje penale të tentativës së vrasjes.

Vazina ishte e dashura e prodhuesit të njohur të bixhuterive Ilya Klyuev, 43 vjeç, i cili është i martuar me katër fëmijë, thanë mediat vendase, sipas burimeve të policisë.

Ajo punonte për kompaninë e tij të bizhuterive Cluev (Korrekt) kur nisën historinë e tyre. Klyuev është babai i dy fëmijëve të saj më të vegjël.

Biznesmeni raportohej se ishte “i shokuar” nga incidenti.

Avokatja ruse e popullit Anna Kuznetsova shkoi të shihte familjen me gangrena të ftohti në spital, dhe dha një intervistë të shkurtër për mediat.

“Fola me djalin e madh. Ai ka vuajtur më shumë sepse ishte detyruar të ecte zbathur në dëborë. Ka nevojë për trajtim serioz në këmbët. Fëmijët ishin të mrekullueshëm, janë shumë të lidhur me njëri-tjetrin”, tha ajo.

Sipas raprotimeve Klyuev nuk është divorcaur nga gruaja e tij por ka paguar një apartament luksi për te dhe tre fëmijët e saj në zonën Moska e Re, pranë vendit ku u gjet familja në dëborë.

Mediat thonin se gruaja ishte bërë “besimtare” dhe ishte e trishtuar që jetonte “në mëkat”, çka solli prishjen e marrëdhënies me të dashurin. Media Moskovsky Komsomolets tha se biznesmeni kishte ofruar të merrte kujdestarinë e fëmijëve të saj, duke përfshirë dhe djalin Grigory që ajo kishte nga një marrëdhënie e mëparshme.

Kur u pyet nga mediat nëse dy fëmijët ishin të tij, biznesmeni tha: “Këto janë pyetje të sikletshme për t’iu përgjigjur”.

I pyetur për lidhjen me Vazina, ai tha: “Nuk kuptohet asnjëherë se çfarë shkruajnë ata, nuk mund të them. Ky është një lloj keqinformacioni. Unë e njoh gruan, ka punuar prej kohësh për ne”. Ai shtoi më pas se ishte “I shokuar” nga ngjarja dhe shtoi: “Sigurisht që nuk do t’i braktis fëmijët”.

FOTO GALERI
1/8
Gruaja kishte detyruar tre fëmijët e saj të dilnin në dëborë në tempertura prej minus 15C, pasi ndjehej e turëruar nga marrëdhënia e saj me milionerin e martuar.

Top Channel