Linja Tiranë-Toronto hap debat në Greqi, mediat fqinje: Aeroporti i Tiranës na e ka kaluar, Selaniku ka mbetur mbrapa
Temperaturat e ulëta nën zero gradë vijojnë të shkaktojnë prezencë të ngricave të forta në të gjithë qarkun e Elbasanit.
Ndonëse firmat kontraktuese po hedhin kripë nëpër rrugë, në aksin Librazhd-Steblevë dhe Fushë Studen-Klenjë, qarkullimi bëhet me zinxhirë. Ndërsa në akse të tjera si Elbasan-Qafë Thanë, Elbasan-Gjinar dhe akse të tjera nacionale, nuk ka probleme në qarkullimin e mjeteve.
Ndërkohë vazhdon puna për hapjen e disa rrugëve rurale në 7 bashkitë e qarkut.
Në furnizimin me energji elektrike ka disa fidra me probleme në Nj.A Klos bashkia Cërrik, Nj.A Pishaj bashkia Gramsh, Nj.A Labinot Fushë, Gracen të bashkisë Elbasan dhe në bashkinë Prrenjas ku gjithsej janë pa energji elektrike rreth 700 abonentë.
Top Channel