Reshjet e dëborës të rëna një ditë më parë kanë shtruar sërish ‘velllon’ e bardhë në Llogora.

Duke përfituar nga rruga e kalueshme edhe pse jo të shumtë në numër vizitorët shijojnë bukuritë që ofron peisazhi duke kaluar një ditë ndryshe me familjen apo shoqërinë.

“Kam ardhur me familjen nga Saranda për të shijuar borën dhe panoramën”, thotë një një gjimnaziste e cila na tregon se sot ka marrë pushim edhe nga mësimi vetëm për të ardhur në Llogora.

“Kam ardhur me familjen të kalojmë një ditë ndryshe. Është pak ftohtë por na pëlqen këtu. Është hera e parë që vjen dhe motra e vogël”, thotë një tjetër.

Edhe pse ditë e hënë dhe temperatura nën zero sërish Llogoraja mbetet një nga destinacionet kryesor gjatë periudhës së dimrit jo vetëm për vlonjatët por edhe për të apasionuarit pas borës.

Top Channel