“Shtrirje e vaksinimit në Vlorë e Shkodër”/ Rama: Këtë javë do të nisë vaksinimi edhe te më të moshuarit

15/02/2021 19:56

Kryeministri Edi Rama bashkë me Ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu janë aktualisht në aeroportin e Rinasit, për të pritur rreth 7020 doza të vaksinave nga kontrata me kompaninë Pfizer.

Rama tha se lëvrimi i dozave të vaksinave do të vazhdojë dhe nëse ecim me këtë ritëm mund të besojmë se vaksinimini i popullsisë shqiptarë mund të mbyllet për 14 muaj.

Rama: Duke qenë se sot vazhdojmë me lëvrimin e pjesës të tjetër të vaksinave duhet të shpjegojmë se në ndërkohë ne jemi intensivisht ne komunikim për të arritur një marrëveshjes me Astrazeneca-n , po ashtu vazhdojmë komunikimet me shtet e tjera, kemi marrë një konfirmimin me shkrim nga një vend mik të 360 mijë dozash, që do lëvrohen në prill.

Po e jap si info pa dashur të konfirmojë asgjë, përderisa nuk kemi firmosur e vulosur marrëveshjen. Shpresojmë që në ditët në vijim do kemi një komunikim në nivel të lartë më qeverinë e këtij shteti, se nuk do jetë sekret, po për momentin do respektojmë normat nga kjo situatë.

Po presim që Pfizer të na lejojë të zbatojmë marrëveshje me shtetin tjetër që solli dozat e para, që ishin 1 e 3 e dozave të premtuara, mirëpo në kontratën që pfizer bën me vende t e tjera duhet aprovimi i tyre dhe prandaj nuk e aktivizojmë dot këtë sasi.

Me ardhjen e dozave sot , dhe atyre 40 mijë dozave që janë konfirmuar do fillojmë shtrirjen e vaksinimit në Vlorë dhe në Shkodër.
Do injektojmë masivisht vaksinën, me shpresën që dhe më tej të marrim konfirmime nga Astrazeneca dhe komunikime me shtete mike. Më falni për anën misterioze të bisedës, Situata është e tillë, problemi i vaksinës mbetet serioze.

Paralelisht me vaksinimin e mjekëve dhe të infermierëve, bluzave të bardha, do të bëjmë edhe fillimin e vaksinimit të më të moshuarve. Kemi të gjitha arsyet që të besojmë se ne mund ta realizojmë ende vaksinimin e plotë për 14 muaj. Me këtë lëvrim të kësaj periudhe të parë të Pfizer do të injektojmë masivisht vaksinën dhe me shpresë se në javët në vijim do marrim konfirmime të rëndësishme nga AstraZeneca dhe komunikimet me disa shtete të tjera mike.

Top Channel