Obot, uji ka filluar të tërhiqet/ Edhe niveli i lumenjve dhe liqenit të Shkodrës ka pësuar një rënie të lehtë

15/02/2021 21:04

Pas dy  ditëve te izoluar për shkak se varkat e kishin të pamundur të futeshim ne Obot Prej stuhisë së dëborës dhe erës, ketë të hënë ka nisur serish transportimi dhe komunikimi I banoreve me pjesën tjetër të Shkodrës.

Lajmi i mirë është se uji ka filluar të tërhiqet dhe ketë të hënë janë rreth 600 hektarë tokë më pak të përmbytur. Po ashtu niveli I lumenjve dhe liqenit të Shkodrës ka pësuar një rënie të lehtë.

Nëse përpara viteve 90, Oboti ishte i populluar nga mijëra banorë, sot dyert e këtij fshati janë të mbyllura për shkak se qindra familje kanë zgjedhur të emigrojnë dhe një nga arsyet janë përmbytjet e shpeshta. Sot në këtë fshat jetojnë pak banorë, dhe ato janë të moshuarit.

Situatë favorizuese paraqitet edhe në kaskadën mbi lumin Drin, aty ku KESH raporton se prurjet janë 680 meter kub ujë në sekonde. Nga Fierza dhe Komani nuk ka shkarkime ndërsa ne hidrocentralin e Vau- Dejësit po shkarkohet me vetëm 200 metër kub ujë në sekondë.

Top Channel