Thyhen shtyllat prej druri të energjisë elektrike, qytetari denoncon në TCH: Kam dy muaj që telefonoj OSHEE-në

15/02/2021 19:17

Një qytetar nga Valiasi i ri në Kamëz ka denoncuar në Top Channel OSHEE-në pasi sipas tij në lagjen ku banon janë thyer disa shtylla prej druri të energjisë elektrike dhe nuk vijnë që t’i ndërrojnë.

“Ka dy muaj që po marr në telefon OSHEE për ca shtylla korrenti që janë thyer shtyllat e drurit e nuk vjen t’i ndërrojë”, shkruan qytetarja.

Ai thekson se ka dy muaj që i telefonon OSHEE-së por nuk ka ardhur një reagim nga ana e tyre.

 

Top Channel