Pfizer sjell 7020 doza/ Rama: Negociata me Astrazeneca dhe me një vend mik për të sjellë 360 mijë vaksina

16/02/2021 00:34

Duke pritur në aeroportin e Rinasit 7020 dozat e vaksinës anticovid nga kompania Pfizer, kryeministri Rama njoftoi edhe bisedimet me Astrazeneca dhe me nje shtet mik, për 360 mijë doza.

Por në cilin rast mund të shtrëngohen masat dhe mospasja e zonave të caktuara në izolim a lidhet me zgjedhjet?

‘Sigurisht nëse njerëzit nuk do kufizohen, nuk do vënë maskën, atëherë patjetër ora policore do shkojë duke u ulur dhe larg qoftë që të bëhet edhe realitet karantina, qoftë kjo dhe dita e zgjedhjeve.

Dinamika sot na lejon të mendojmë se jemi në ekuilibër, nuk mund të jetë ilaçi më i dëmshëm se sa sëmundja vetë. Secili të japë kontributin e vet’- tha Rama

Top Channel