“Mjekun që e futa në burg”/ Rama për Edvin Priftin: Ai dhe Tiret, monstra që nuk duhen lënë të pinë gjakun, të shtypen!

15/02/2021 20:27

Kryeministri Edi Rama nuk ka lënë pa komentuar edhe çështjen e arrestimit të mjekut Edvin Prifti pas një hetimi të SPAK.

Mjeku prifti ka akuzuar më herët kryeministrin se ai e futi atë në burg, duke qenë se ai është liberal me bindje të djathta.

Ndërkohë që Rama tha se raste si i tij dhe të Tires nuk duhet të mbeten pa ndëshkuar: Për atë mjekun që e futi Rama në burg, lajmi i mirë është që denoncimet funksionojnë, do isha i lumtur të shikoja çdo ditë denoncime dhe jo llafe që ndyjnë bluzet e bardha dhe që bëjnë pis mjekë dhe infermierë që janë heronj.

Doktori në fjalë, që ishte i djathtë, dhe shef pavijoni, që ta kuptoni se ne s’merremi me të djathtë dhe të majtë,  mos jetë i vetmi që do vihet para përgjegjësisë. Kjo bëhet në të dyja shinat, reformat që unë kam thënë është e duhura dhe e thellë sa s’ka se ndryshon menaxhimin e fondeve të spitaleve.

Le të marrim Turqinë që e ka pasur problemin e Tires dhe të këtij shefit të madh, problem të madh, dhe ajo ka bërë një hap siç po e bëjmë ne për të shpëtuar nga kjo gjë.

Qytetarët që janë të vënë para Tires të bëjnë një zgjedhje që në vend që të shkojnë pas saj, e kanë kontaktin deri në nivelin më të lartë për të vënë alarmin. Këto lloj mostrash nuk duhen lënë të pinë gjakun , por të shtypen.

Top Channel