Liri sepse po afrohen zgjedhjet? Rama: Shëndeti është mbi gjithçka! Do ta mbyllja vendin dhe ditën e votimeve

15/02/2021 20:20

Prej pak ditësh duke parë trendin e lartë të rasteve pozitive me covid në vend, edhe masat u ashpërsuan.

Kryeministri Edi Rama nga Rinasi i pyetur se nëse ashpërsimi i masave akoma më shume , apo vendosja e një karantine lidhet me ditën e zgjedhjeve tha se se kjo nuk ka lidhje.

Rama: Nuk e di që liria është për zgjedhje, shëndeti është mbi zgjedhjet dhe gjithçka tjetër. Ne besojmë që në kushtet që jemi sot për sot nëse mbajmë këtë ekuilibër s’kemi nevojë të karantinohemi. Për 1001 arsye që i kam dëgjuar nga ekspertët që komunikoj për të mësuar, dhe ndërkohë që fiton vëmendje shqetësimi i një pandemie, tjetër, asaj psiqike, pra është reale, jo për të qeshur, që lidhet me shqetësimet nga kjo kohë tek njerëzit. Duhet të

keni parasysh që kur Greqia mbyll, ose një vend tjetër i BE ka një konto evropiane që përgjigjet. Është kollaj të themi hajt ta mbyllim, por pse ta mbyllim, nëse numrat qëndrojnë brenda parashikimit, atëherë jeta duhet të vazhdojë me ato masa që kemi, që njerëzit të marrin frymë, që fëmijët të shkojnë në shkollë, pra duhet t’i kemi parasysh të gjitha këto.

Sigurisht nëse njerëzit nuk do kufizohen, nuk do vënë maskën, atëherë patjetër ora policore do shkojë duke u ulur dhe larg qoftë që të bëhet edhe realitet karantina, qoftë kjo dhe dita e zgjedhjeve.

Dinamika sot na lejon të mendojmë se jemi në ekuilibër, nuk mund të jetë ilaçi më i dëmshëm se sa sëmundja vetë. Secili të japë kontributin e vetë.

Top Channel