Lëvizja Vetëvendosje ka fituar bindshëm edhe në Mitrovicë, me 19.835 vota ose 63.04 për qind të votave duke lënë prapa Partinë Demokratike të Kosovës me 7.995 vota ose 25.41 për qind dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës me 2.002 vota ose 6.36 për qind.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës renditet e katërta me 468 vota ose 1.49 për qind dhe Nisma Socialdemokrate e pesta me 311 vota 0.99 për qind, ndërsa subjektet tjera me 852 vota ose 2.71 për qind.

Ndryshe, procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e djeshme parlamentare në Kosovë nuk ka përfunduar ende në Prishtinë, Lipjan dhe Prizren.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit, sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje ka shënuar fitore të thellë me 48 për qind të votave.

Sipas KQZ-së deri më janë numëruar mbi 99 për qind të votave dhe përveç tyre, kanë mbetur për t’u numëruar edhe votat nga mërgata.

Top Channel