Kryeministri Edi Rama në një komunikim nga Rinasi ku pritet të vijën 7020 dozat e Pfizer dha një tjetër lajm.

Rama tha se një vend mik, që nuk ia përmendi emrin, por që tha shumë shpejt do ketë një komunikim të nivelit të lartë do të na dhurojë 360 mijë doza të vaksinës Astrazeneca.

Rama: Duke qenë se sot vazhdojmë me lëvrimin e pjesës të tjetër të vaksinave duhet të shpjegojmë se në ndërkohë ne jemi intensivisht ne komunikim për të arritur një marrëveshjes me Astrazeneca-n , po ashtu vazhdojmë komunikimet me shtet e tjera, kemi marrë një konfirmimin me shkrim nga një vend mik të 360 mijë dozash, që do lëvrohen në prill.

Po e jap si info pa dashur të konfirmojë asgjë, përderisa nuk kemi firmosur e vulosur marrëveshjen. Shpresojmë që në ditët në vijim do kemi një komunikim në nivel të lartë më qeverinë e këtij shteti, se nuk do jetë sekret, po për momentin do respektojmë normat nga kjo situatë.

Po presim që Pfizer të na lejojë të zbatojmë marrëveshje me shtetin tjetër që solli dozat e para, që ishin 1 e 3 e dozave të premtuara, mirëpo në kontratën që pfizer bën me vende t e tjera duhet aprovimi i tyre dhe prandaj nuk e aktivizojmë dot këtë sasi.

Me ardhjen e dozave sot , dhe atyre 40 mijë dozave që janë konfirmuar do fillojmë shtrirjen e vaksinimit në Vlorë dhe në Shkodër.
Do injektojmë masivisht vaksinën, me shpresën që dhe më tej të marrim konfirmime nga Astrazeneca dhe komunikime me shtete mike. Më falni për anën misterioze të bisedës, Situata është e tillë, problemi i vaksinës mbetet serioze.

Top Channel