U përplas nga makina në New York, vdes babai i reperes Nicki Minaj

15/02/2021 15:29

Babai i reperes së famshme Nicki Minaj ka ndërruar jetë në moshën 64-vjeçare pasi u godit për vdekje nga një makinë në New York.

Robert Maraj, ishte duke ecur përgjatë një rruge në Mineola në Long Island në orën 6:15 pasditen e së premtes, kur u godit nga një makinë me shpejtësi, tha policia e qarkut Nassau.

Maraj u dërgua menjëherë në spital, ku u shpall i vdekur të shtunën. Policia ka nisur hetimet dhe po pyet dëshmitarët në lidhje me aksidentin e rëndë.

Reperja Onika Tanya Maraj, 38 vjeçe, lindi në Trinidad Tabago dhe u rrit në lagjen e njohur Queens në New York, SHBA.

Këngëtarja dhe reperja, së fundmi nënë, nuk ka bërë asnjë koment për ngjarjen dhe madje nuk është e qartë se cila ishte marrëdhënia mes saj dhe babait.

Sipas faqes në internet ‘TMZ’, dëshmitarët e aksidentit nuk ishin në gjendje të siguronin një përshkrim të saktë të automjetit ose personit që ndodhej në timon.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel