Arrestimi i gjyqtares Hoxha dhe mjekut Prifti/ Murrizi: Nuk mund ta shesësh si sukses të madh, peshqit janë politikanët

15/02/2021 12:16

Deputeti Myslim Murrizi ka folur në Kuvend për arrestimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha dhe të mjekut Edvin Prifti, të dënuar për korrupsion nga GJKKO.

Murrizi nuk heziton të thojë se po përpiqen të shesin ngjarjet sikur kanë kapur peshqit e mëdhenj, por sipas tij, ata janë politikanët. Ndër të tjera, foli edhe për ligjin e kthyer në Kuvend nga Meta duke thënë se nuk e di ku e gjejnë luksin që të bëjnë ligj në kohë pandemie.

Murrizi: Shoh që një farë viroze e pashmangshme mes mazhorancave që kanë qenë në këtë sallë dhe atyre që zgjidhen në krye të shtetit, pastaj ju kthehen në dezertorë e opozitarë. Dekreti që presidenti kthen, nuk do të hyj në betejën falso mes jush dhe ortakëve të qeverisjes, por shoh që është ligj klientelist. Nga informacionet që kam, janë 250 biznese gjithsej, nuk shoh që mbyll ndonjë plagë sociale, nuk shoh që ngre numrin e të punësuarve, nuk shoh që bën boom në ekonomi ky ligj. Shqipëria ka 162 mijë biznese së bashku 45 mijë fermerë brenda, ju gjeni luksin në këtë kohë pandemie të bëni ligj enkas për ata që ju kanë futur karamelat në fyt, çengelat në hundë dhe ju tororisin si ariu cirkun që Tahir Baxholla e merrte dhe bënte kosh.

Pas ngjarjeve të fundit të trumbetuar nga i madhi juaj, para se të ndodhte arrestimi bombastik i gjyqtares dhe mjekut, doja të them që Shqipëria është një hap afër BE. Grupet armiqësore po asgjësohen, i pari që grupi i Tires, i dyti i Enkelejdës, i treti i Edvinit. Ky është sukses i bërë në mënyrë të qëllimshme. Unë jam kundër çdo lloj abuzimi me funksione publike, por që t’ja shesësh shqiptarëve si sukses të madh raste sporadike të këtij lloji, unë ndihem me turp si banor i kësaj salle.

Pas meje fillon lubrifikimi i atyre që vijnë vërdallë dhe ngrohin xhepat e banorëve. Këta këtu firmosin dhe kanë përgjegjësi publike se i marrin votat qytetarëve. Shqiptarët me krijimin e qeverisë së re kanë pasur parasysh se peshq të mëdhenj janë politikanë të rinj dhe të vjetër.

Top Channel