Merr flakë qendra e vaksinimit në Britani, mjeku shpëton të gjitha vaksinat anti Covid

15/02/2021 14:22

Një mjek ka shpëtuar dozat e vaksinave anti Covid pasi qendra e vaksinimit u përfshi nga flakët në Britani.

Ngjarja ndodhi të dielën në qendrën “Emberbrook” në Surrey, ku njerëzit kishin shkuar për të marrë dozën e parë të vaksinës. Disa prej vullnetarëve vunë re flakët që po dilnin nga çatia.

Para se të mbërrinin forcat zjarrfikëse, një mjek që është konsideruar “hero” hyri në ndërtesë dhe nxorri një kontenier të madh frigoriferik, ku mbaheshin dozat e vaksinës.

Sot u konfirmua se të gjitha vaksinat janë shpëtuar. Anne Smith, 68 vjeçe ishte aty pranë dhe pa gjithçka me sytë e saj. “Një prej mjekëve që ishte i shqetësuar, u kthye në ndërtesë për vaksinat, gjë e cila është fanstatike. Ai ia doli të nxjerrë jashtë një kontenier frigoriferik. Ishte prioriteti i tij”, tha Smith për ‘GetSurrey’.

Pamjet e incidentit që u shpërndanë në rrjet tregojnë vetëm tymin që del nga ndërtesa.

Top Channel