Pamjet me dron/ Pas borës vijnë ngricat, probleme me qarkullimin në Bulqizë

15/02/2021 13:31

Ulja e ndjeshme e temperaturave gjatë orëve të mbrëmjes në Bulqizë ka sjellë problematika me ngricat.

Top Channel ka mundësuar pamjet me dron të qytetit të Bulqizës, ku shihet i gjithë vendi i mbuluar me dëborë.

Ndërkohë në Bulqizë janë të bllokuara njësitë administrative Ostren, Trebisht, Zerqan, dhe Martanesh.

Top Channel