Vrasja së 13 pengjeve turke, Erdogan fajëson SHBA-në: Mbështetët rebelët kurdë

15/02/2021 17:49

Presidenti turk, akuzoi Shtetet e Bashkuara për mbështetjen e militantëve kurdë, të cilët Ankaraja i akuzoi për ekzekutimin e 13 turqve të rrëmbyer në veri të Irakut.

Sipas Recep Tayyip Erdogan, deklarata amerikane e dënimit me atë rast dukej si një “shaka”, raporton reuters.

Ankaraja tha të dielën se militantët, Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) e ndaluar në Turqi, kishin ekzekutuar 13 turq, trupat e të cilëve u gjetën në Irak gjatë një operacioni të armatosur kundër anëtarëve të grupit.

Uashingtoni ka thënë se dënon vrasjet nëse konfirmohen raportet se PKK-ja është përgjegjëse.

Erdogan u tha mbështetësve të Partisë së Drejtësisë dhe Zhvillimit se një deklaratë e tillë amerikane tregoi se Shtetet e Bashkuara mbështesin PKK-në dhe forcat Kurde Siriane të Njësisë së Mbrojtjes së Popullit (YPG), të cilën Ankaraja e konsideron një degë të PKK-së.

 

Top Channel