Dita e sotme ka sjellë ndërprerjen e reshjeve dhe një kohë me diell, por sërish temperaturat vijojnë të jenë të ulëta. Temperaturat gjatë natës janë ulur deri më -12 ° nën zero.

Janë përmirësuar akset nacionale , kështu aksi Peshkopi -Tiranë është i kalueshëm pa probleme pasi gjatë natës është trajtuar me kripë.

Aksi Peshkopi – Qafë Draj – Kukës kalimi bëhet me vështirësi me zinxhirë.

Aksi Peshkopi – Kala e Dodës kalimi bëhet me zinxhirë pasi ka pasur akull në rrugë.

Prefekti Nexhbedin Shehu thotë se janë kontaktuar të gjithë kontraktorët dhe janë hapur rrugët drejt qendrave të njësive administrative, por sërish ngelen të bllokuara shumica e fshatrave.

Top Channel