Fjalimi i madh (Nutuk) është paraqitur nga Mustafa Kemal Ataturk në Kongresin e Dytë të Madh të Partisë Republikane Popullore, të mbajtur në datat 15-20 tetor 1927. Ky fjalim dhe idetë e përcjella prej themeluesit të shtetit turk ndryshuan historinë e këtij vendi.

“Populli turk ka jetuar gjithnjë me nder dhe krenari. Ky objektiv mund të arrihet vetëm me një pavarësi të plotë. Sado i pasur e me prosperitet të jetë një popull i privuar nga pavarësia përpara njerëzimit të civilizuar nuk do të ngrihet asnjëherë më lart se të qenit shërbëtor.

Të pranosh protektoratin dhe mbrojtjen e një shteti të huaj nuk është asgjë më shumë vecse të pranosh pamjaftueshmërinë dhe pafuqinë. Në të vërtetë, ata që nuk kishin rënë kaq poshtë, kurrë nuk do ta pranonin mundësinë e sjelljes mbi krye të një zotërie të huaj.

Kurse dinjiteti, krenaria dhe aftësia e turkut është shumë e lartë dhe e madhe. Një popull i tillë më mirë të shkatërrohet tërësisht se të jetojë në skllavëri! Prandaj, ja liri, ja vdekje!

Ja, kjo do të ishte parulla e të gjithë atyre që dëshironin shpëtimin, për një cast, le të supozojmë se zbatimi i këtij plani do të rezultonte i dështuar.

Cfarë do të ndodhte në këtë rast? Robëri! Mirë! A nuk do të ishte i njëjtë rezultati me ato të vendimeve të tjera?

Të Dhëna

Faqe 715
ISBN 9789928291974
Titulli origjinal Nutuk
Redaktori Rexhep Hida
V. Bot 2020
Vendodhja Tirane
Gjuha Shqip
Tipi i publikimit Libër
Grupmosha mbi 14 vjeç
Statusi I ri
Numri i botimeve I parë
Përkthyesi Eduart Caka
Histori Europa

Top Channel