Gratë i grisin maskat oficerëve të sigurisë mes arrestimeve masive në Bjellorusi (foto)

17/09/2020 21:53

Protestueset, kryesisht gra, i hoqën maskat sot oficerëve të sigurisë gjatë vijimit të demonstratave në Bjellorusi, në të cilat dhjetra njerëz u arrestuan.

Në pamjet e pasdites shihieshin forcat speciale të president Alexander Lukashenko që ngacmonin protestuesit paqësorë, deri në konfrontimet me gratë të guximshme që rrethuan një grup prej 3-4 policësh.

Demonstrueset shiheshsin që i hoqën atyre maskat e fytyrës duke i detyruar të fshehin identitetin me duar.

Mijëra njerëz ishin mbledhur në Minsk, ashtu si gjate dy javeve te fundit, duke protestuar kundër zgjedhjes së re të Alexander Lukashenko si president i vendit, me prentdime për manipulim dhe diktaturë zgjedhore.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel