Jep dorëheqjen nga detyra zëvendës drejtori i Policisë së Tiranës, Arsen Sinomati. Mësohet se zv.drejtori për Hetimin e Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë në Tiranë e ka dhënë dorëheqjen për arsye familjare.

Ndërkohë kjo lëvizje e tij vjen dy ditë pas një atentati të mirë organizuar në drejtim të Preng Gjinit në Tiranë.

Arsen Sinomati u ngjit në këtë post në vitin 2017, vit kur ishte shef i Komisariatit nr.2 të Tiranës.

Top Channel