Humbi kontrollin e makinës dhe për pak sa nuk përplasi dy fëmijë, publikohen pamjet dramatike (VIDEO)

17/09/2020 21:24

Një aksident i tmerrshëm është regjistruar në Gaziantep të Turqisë.

Sipas mediave lokale, shoferi i një automjeti humbi kontrollin e makinës dhe për pak sa nuk “rrafshoi” dy fëmijë të vegjël, prindërit e të cilëve po bënin pazar në dyqanin ngjitur.

Tre persona u plagosën nga ky aksident dhe sipas raportimeve ata janë dërguar me urgjencë për në spital. Në filmime shihet se si përpara vitrinës së dyqanit, qëndron një vajzë e vogël e pranë saj ndodhet një karrocë bebeje, brenda së cilës mendohet se qëndron motra ose vëllai i saj.

Pak momente më pas me një shpejtësi të madhe aty shfaqet një makinë e bardhë që godet fuqishëm vitrinën e dyqanit, por fatmirësisht arrin që të evitojë përplasjen me fëmijët. Dëshmitarë të shumë ndërkaq nxituan menjëherë për të dhënë ndihmën e parë dhe për të qetësuar fëmijët, shkruan Daily Mail.

Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme.

 

 

Top Channel