Drejtuesja e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Veizaj (Hajnaj), ka bërë thirrje për aplikimet për pozicionin e lirë të Hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Ajo thekson që aplikimi për Pozicionin e Lirë të Punës për “Hetuesin”e BKH-së është një mundësi shumë e mirë për t`u zgjedhur si pjesë e ekipit të ri që do të punojë ngushtësisht dhe nën drejtimin e Prokurorëve të Posaçëm për të hetuar veprat penale në fushën e  korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe do të garantojë një strukturë të pavarur nga çdo ndikim i paligjshëm, i brendshëm apo i jashtëm.

MESAZHI NGA DREJTUESI I BYROSË KOMBËTARE TË HETIMIT:

Falenderoj kanidatët që kanë aplikuar deri në datën 18.09.2020.

Do të doja të ritheksoja edhe një herë që aplikimi për Pozicionin e Lirë të Punës për “Hetuesin”e BKH-së është një mundësi shumë e mirë për t`u zgjedhur si pjesë e ekipit të ri që do të punojë ngushtësisht dhe nën drejtimin e Prokurorëve të Posaçëm për të hetuar veprat penale në fushën e  korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe do të garantojë një strukturë të pavarur nga çdo ndikim i paligjshëm, i brendshëm apo i jashtëm.

SPAK ju bënë thirrje të gjithë kandidatëve ose kandidateve që demonstrojnë lidership, integritet, profesionalizëm dhe qëplotësojnë kriteret e përcaktuara në Ligjin nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar” të aplikojnë për këtë pozicion pune, para datës 29 shtator 2020. Shkoni tek njoftimi për këtë pozicion të lirë pune në ëebsite-in e BKH-së dhe ndiqni udhëzimet.

Ju sigurojmë që procesi i përzgjedhjes do të jetë i drejtë, objektiv dhe transparent.

Ne duam të përzgjedhim kandidatët/et më të mirë.

Ju inkurajoj të aplikoni.

Aida Veizaj (Hajnaj)

Drejtues i Byrosë Kombëtare të Hetimit

Top Channel