Diego Perotti dhe Roma pritet të ndajnë rrugët pas 4 vitesh bashkëpunim. Argjentinasi nuk ndihet më i lumtur te verdhekuqtë, pasi prej kohësh e ka humbur rolin e titullarit dhe destinacioni i tij i ardhshëm pritet të jetë Turqia, ku do të firmosë me Fenerbahcen.

Sipas medieve italiane, kanë mbetur vetëm detajet e fundit për të finalizuar transferimin.

Nga marrëveshja Roma pritet të përfitojë një shifër minimale, rreth 2.5 milionë euro, por ajo që është më me rëndësi për drejtuesit italianë është që kursejnë edhe 6 milionë euro të tjera nga paga që do të përfitonte Perotti deri në vitin 2021, kohë kur do t’i mbaronte edhe kontrata me verdhekuqtë.

Top Channel