Zyrtari i SHBA-së në Tajvan/ Kina nis stërvitjen ushtarake

18/09/2020 11:01

Pas lajmit se një zyrtar i lartë amerikan do të vizitojë Tajvanin, Kina nisi menjëherë një stërvitje ushtarake në afërsi të ishullit me qëllimin, siç tha, të mbrojë sovranitetin e saj.

Manovrat që do të kryhen me zjarr të vërtetë zhvillohen në mesin e një rritjeje të tensioneve mes Pekinit dhe Washingtonit. Pikërisht në një kohë të tillë, SHBA-ja lëviz për të treguar mbështetjen e saj ndaj Tajvanit të vetëadministruar, të cilin Kina vazhdon ta konsiderojë pjesë të saj. Keith Krach është zyrtari më i lartë i Departamentit të Shtetit që e e viziton ishullin prej dekadash të tëra.

Zëdhënësi i Ministrisë kineze të Mbrojtjes, Ren Guoqiang akuzoi si Amerikën ashtu dhe Tajvanin se po “përshpejtojnë rrezikun e përplasjes”, ndonëse nuk iu referua qartë vizitës që ka shqetësuar Pekinin. Ai i tha reporterëve se “ të përdorësh Tajvanin për të kontrolluar Kinën”, ose të “ mbështetesh tek të huajt për t’u ngritur si vend”, nuk është shumë e zgjuar.

Krach, nënsekretari amerikan i çështjeve ekonomike,ka në plan të takohet me presidentin tajvaneze, Tsai Ing-ëen. Edhe pse Shtetet e Bashkuara  nuk kanë një marrëdhënie zyrtare diplomatike me Tajvanin, Akti i Marrëdhënieve me të i vitit 1979, i lejon të shesin armë në ishull dhe i angazhon për “marrëdhënie të ngushta”.

Top Channel