Luftëtarët e ISIS shkatërrojnë ishujt ekzotikë ku kaluan pushimet Ronaldo e Nelson Mandela

18/09/2020 07:16

Xhihadistët e ISIS kanë pushtuar ishujt ‘parajsorë’ ku Cristiano Ronaldo apo aktori Daniel Craig kanë pushuar më parë, duke djegur vila luksoze dhe duke imponuar ligjin e Sheriatit.

Hotelet luksoze dhe vilat para plazhit në ishullin Vamizi, Mozambik, janë rrafshuar nga terroristët islamikë. Banorët u urdhëruan të braktisnin shtëpitë e tyre para se të digjeshin, thanë dëshmitarët.

Vend ii mrekullueshëm u vizitua nga Princi Albert i Monakos në muajin e tij të mjaltit, futbollisti Christiano Ronaldo dhe Presidenti i ndjerë i Afrikës së Jugut Nelson Mandela.

Sot, së bashku me tre ishuj të tjerë fqinjë, militantët që e quajnë veten Shteti Islamik kanë komanduar rërat e bardha.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel