Kreu i Komisionit  Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme.

Mandati zyrtar i Klement Zgurit përfundonte në 3 nëntor, por kodi i ri elektoral thekson se KQZ-JA e re tashmë me 3 hallka duhet të ngrihet brenda datës 19 tetor.

Zguri ka vendosur që të mos presë afatet ligjore por të largohet me dëshirë nga posti që mbante.

Zguri u emërua në këtë post pas marrëveshjes së 17 majit të vitit 2017, mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha. Ai ishte anëtar i Komisionit Qendrot të Zgjedhjeve prej 23 vitesh.

Dokumenti i dorëheqjes së Zgurit

 

Top Channel