E enjte, 20 Gusht 2020
09:21
Themelimi i shtetit hungarez, Ruçi mesazh urimi homologut Kover

Kreu i Parlamentit, Gramoz Ruçi i ka dërguar një letër urimi homologut hungarez, Laszlo Kover me rastin e ditës së themelimit të shtetit të Hungarisë.

09:18
Drogë dhe armë në Lazarat, arrestohet 54-vjeçari

Policia e Gjirokastrës arrestoi një 54-vjeçar në zonën e Lazaratit për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

09:14
Rama jep lajmin e mirë: Kantier i madh i Rilindjes Urbane në Pogradec

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një lajm të mirë. Ai ka njoftuar se do të hapet një kantier i madh ndërtimi në Pogradec, por nuk ka dhënë më shumë detaje.

09:09
Helmohet kritiku më i madh i Vladimir Putin-it

Lideri i opozitës ruse Alexei Navalny është shtruar në spital, në gjendje të pavetëdijshme nën dyshimin se është helmuar.

08:10
Po shuante zjarret, rrëzohet helikopteri, vdes piloti

Një helikopter për shuarjen e zjarreve është rrëzuar e për pasojë ka humbur jetën piloti i helikopterit, i cili ishte personi i vetëm në bord.

07:44
Konventa Demokratike/ “Udhëheqje e dështuar”- Harris pranon kandidaturën dhe sulmon presidentin Trump

Kamala Harris ka pranuar nominimin e saj historik si kandidate e Partisë Demokratike të SHBA-së për zv-presidente duke kandiduar me Joe Biden. Harris u bë femra e parë me ngjyrë e cila kandidon për postin e zv-presidentes.

07:26
Temperatura deri në 37 gradë celcius, njihuni me parashikimin e motit

Sot parashikohet mot i kthjellët me temperatura të larta, ndërsa në zonat malore, kryesisht në zonat verilindore do të ketë dhe zhvillim të vranësirave, të cilat mund të sjellin reshje në formën e shtrëngatave.

07:15
Konventa Demokratike/ “Demokracia në Amerikë është në diskutim”- Barack Obama lëshon akuza të forta ndaj Trump

U mbajt nata e katër e konventës Demokratike, ku siç pritej vëmendja do të ishte te fjalimet e ish-presidentit Barack Obama dhe kandidates për zv-presidente Kamala Harris.

06:56
Njihuni me 5 mënyra si të largoni ankthin e pandemisë

Periudha e gjashtë muajve të fundit cilësohet si një nga më stresueset për njerëzit në të gjithë globin. Duke filluar që me karantinën e deri tek kufizimet e përditshme me të cilat haseni çdo ditë, mund të ndjeni edhe ankthin e vazhdueshëm mbi situatën.

06:35
Katër pije që ju ndihmojnë të flini më mirë

Të flesh herët e për rrjedhojë të plotësosh të gjitha orët e gjumit që i duhen një njeriu është një nga dhuratat më të mira që mund t’i bëni organizmit. Por kjo jo gjithmonë është e mundur edhe kur keni disa minuta të shtrirë në shtrat me sytë e mbyllur.

06:10
Ushqimet më të mira për të shmangur fryrjen e barkut

Ditët kur ndiheni të fryrë e sidomos në zonën e barkut me siguri i kujtoni si shumë të sikletshme. Kjo është një gjendje që trupi e zhvillon herë pas here, e që mund t’ju pengojë në aktivitetet e përditshme. Rrobat do t’i ndjeni më të ngushta dhe të ecurit mund të kthehet në një sfidë të vërtetë.

05:48
Zbuloni si të ushqeheni shëndetshëm për trurin dhe zemrën

A keni dëgjuar për Dietën e Trurit? Bëhet fjalë për një regjim ushqimor të shëndetshëm për trurin dhe zemrën. Tre vjet më parë, një grup ekspertësh nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës përpiluan pikat kryesore të këtij regjimi që synon të mbrojë trurin nga sëmundje si Alzheimeri.

05:27
Obama, Harris folësit kryesorë të natës së tretë të Kuvendit të Demokratëve

Ish-Presidenti Barack Obama dhe kandidatja për nënpresidente Kamala Harris, janë në krye të një liste emrash të njohur demokratë që do të flasin në Kuvendin virtual të kësaj partie të mërkurën në mbrëmje. Dy netët e kaluara, një numër përkrahësish të kandidatit demokrat për president Joe Biden, përfshirë disa republikanë të njohur që kanë dalë kundër Presidentit Donald Trump, kanë shprehur mbështetjen për demokratin 77 vjeçar dhe e kanë karakterizuar presidencën e zotit Trump si kaotike dhe të paqëndrueshme.

05:05
SHBA, afro 1, 500 të arrestuar në kuadër të operacionit “Legend”

Autoritetet federale dhe lokale kanë arrestuar afro 1, 500 vetë në kuadër të një iniciative të përbashkët të luftës kundër krimit të nisur muajin e kaluar në qytetet e mëdha të Shteteve të Bashkuara që po ndeshen me një rritje të vrasjeve dhe të shtënave me armë, njoftoi të mërkurën Prokurori i Përgjithshëm William Barr. Arrestimet ishin pjesë e Operacionit “Legend”, një iniciativë e koordinuar që mori emrin e katër vjeçarit LeGend Taliferro, që u vra me armë zjarri në fund qershorit ndërsa po flinte në shtëpi në qytetin Kansas City.

04:44
Suksesi i Sekretarit Pompeo në Pragë shihet si një paralajmërim për Pekinin

Pritja e ngrohtë që iu bë Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo në Pragë javën e kaluar pasqyron investimet e mirëpritura amerikane në vend dhe vlerat e përbashkëta demokratike. Mangësitë në të dyja këto aspekte, ndërkohë, shihen si faktorë që kontribuojnë në dobësimin e marrëdhënieve dikur premtuese mes Pragës dhe Pekinit.

04:20
Bjellorusi, Lukashenko kërcënon opozitën me padi penale

Presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko kërcënoi se do të padisë penalisht drejtuesit e opozitës ndërsa qindra vetë sfiduan policinë e dolën në Minsk për një tjetër natë protestash.

03:49
SHBA/ Kaliforni, fatkeqësitë natyrore kërcënojnë ‘luftën’ ndaj Covid-19

Kalifornia është goditur nga një numër ndërprerjesh të energjisë, ndërsa të mërkurën u rishfaq kërcënimi i zjarreve në pjesën veriore, ku janë regjistruar temperatura shumë të larta. Në jug të shtetit stuhi me shira të rrëmbyer kanë shtuar kërcënimin e përmbytjeve.

03:26
Luftanija amerikane arrin në Kretë mes tensioneve greko-turke në rritje

Luftanija amerikane “USS Hershel Woody Williams” ka mbërritur në ishullin grek të Kretës, me misionin për të vëzhguar tensionet e përshkallëzuara midis aleatëve të NATO-s Greqisë dhe Turqisë mbi të drejtat e shfrytëzimit të burimeve energjetike në Mesdheun lindor. Anija amerikane u bashkohet forcave detare të Bashkimit Evropian dhe Rusisë, duke ngritur shqetësimet në Greqi mbi pasojat që mund të sjellë kjo rritje e pranisë ushtarake.

03:12
Tensionet brenda Partisë Komuniste Kineze, flet zyrtarja e përjashtuar

Një zyrtare e brendshme e Partisë Komuniste Kineze e përjashtuar së fundi prej saj, po flet për tensionet në rritje mes zyrtarëve të nivelit të lartë, në një kohë kur politikat e rrepta të Presidentit Xi Jinping po e çojnë Pekinin drejt konflikteve të tjera me vendet demokratike.

02:51
Donald Trump në fushatë kritikon rivalin për imigracionin

Presidenti Donald Trump ngriti përsëri të martën çështjen e imigracionit, që ishte temë kryesore për fushatën e tij të vitit 2016, duke sulmuar rivalin demokrat Joe Biden. Ndërsa demokratët ishin mbledhur në mënyrë virtuale për të denoncuar politikat e presidentit dhe për të emëruar zyrtarisht zotin Biden, Presidenti Trump foli para votuesve në dy shtete të pavendosura dhe u përpoq gjithashtu të fitonte vemendjen e votueseve gra.

02:30
Nxitimi për vaksinën/ Krijohen qindra kompani biotek për gjetjen e saj

Me garën për të gjetur një vaksinë të re për koronavirusin, sektori i bioteknologjisë, duket se është përfshirë nga ethet e arit, duke folur shpesh për të ardhura marramendëse. Por analistët paralajmërojnë se pritshmëritë mund të jenë të ekzagjeruara. Sipas OBSH, 168 vaksina kandidate po zhvillohen aktualisht, me miliarda dollarë publike dhe private që po pompohen në kërkime.

02:03
‘Ideologji borgjeze’, Kim Jong Un konfiskon qentë

Sipas liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong un, qentë e shoqërimit përfaqësojnë dekadencën kapitaliste dhe janë pjesë e një tendence të kontaminuar të ideologjisë borgjeze; ndaj, ai ka urdhëruar konfiskimin e të gjithë qenve të shtëpisë në Penian.

01:42
Europa League/ Inter synon trofeun, por Sevilla nuk i humb kurrë finalet

Inter dhe Sevija do të diskutojnë mes tyre këtë fundjavë trofeun e Europa Ligës, në duelin e parë mes tyre në një turne kontinental. Zikaltërit synojnë trofeun që do t’i japë një drejtim tjetër sezonit por përballë kanë andaluzianët që nuk kanë humbur kurrë një finale, dhe shpresojnë se nuk do ta bëjnë as këtë radhë në mbrëmjen e Këlnit të premten në orën 21:00.

01:21
Shifrat/ Gjigandi ‘Apple’ shpallet kompania më e çmuar amerikane

Gjiganti teknologjik, Apple është kthyer të mërkurën në kompaninë e parë amerikane me vlerë 2 trilionë dollarëve. Në mars të vitit 2018, Apple që prodhon telefonat iPhone, u bë kompania e parë që arriti në treg vlerën 1 trilionë dollarë.

00:54
Italia në udhëkryq/ Rritet frika për valën e dytë të Covid-19

U desh vetëm një fundjavë për ta kthyer Italinë tre muaj prapa në përballjen e saj me pandeminë. Rritja e shpejtë e rasteve të koronavirusit, javën e shkuar, rrezikon të zhbëjë progresin e arritur nga i pari vend evropian që u bllokua nga Covid-19 dhe të shtyjë hapjen e shkollave të planifikuar për në shtator.

00:35
Vaksina për të varfrit, Papa Françesku kërkon qasje për të gjithë

Papa Francesku tha se më të varfrit e botës duhet të kenë akses tek vaksina e koronavirusit kur ajo të bëhet e disponueshme. Sa e trishtueshme do të ishte nëse aksesi tek vaksina e Covid-19 do të bëhej një prioritet për të pasurit.

00:17
Renditja e UEFA-s për klube, kryeson Bayerni, Interi parakalon Juventusin

Ecuria fantastike si në Gjermani edhe në Europë, ka bërë që Bayerni i Mynihut të kryesojë renditjen e UEFA-s, për klub, me 30 pikë, i ndjekur nga skuadra e parë finaliste e Ligës së kampionëve, Paris Saint Germain me 27 pikë.

E mërkurë, 19 Gusht 2020
23:59
Berisha shënon golin e 19-të sezonal në Australi

Besart Berisha po zhvillon një sezon fantastik në Australi edhe pse është në moshën 35-vjeçare.

23:46
Bayern mposht 3-0 Lyon-in, ja notat e lojtarëve

Bayern Munich kaloi në finalen e Uefa Champions League pasi mposhti 3-0 francezët e Lyon. Gjermanët dominuan të gjithë takimin.

23:28
Lautaro i “uritur”: Dua trofeun tim të parë me Interin, Conte më ka ndihmuar të rritem!

Lautaro Martinez po pret me padurim finalen e Europa League ndaj Sevillas që do të zhvillohet të premten në Koln të Gjermanisë, me shpresën se do të arrijë të fitojë trofeun e tij të parë me Interin. Lautaro në intervistën e dhënë për kanalin zyrtar të UEFA-s nuk rresht së falenderuari Antonio Conte për mundësinë që i ka dhënë për t’u shfaqur si protagonist me zikaltrit në këtë sezon.

22:59
Bayern vazhdon rrugëtimin, PSG-ja “kalaja” e fundit për t’u thyer…

Bayern Munich-Paris Saint Germain do të jetë ndeshja finale e “Uefa Champions League”.

22:50
​Ahmeti shpalos emrat e ministrave të ri, Naser Ziberi vazhdon punën si noter

Bashkimi Demokratik për Integrim në Qeverinë e re do të udhëheqë me 6 ministri.

22:45
E lidhur me zinxhir/ Gjendet milionerja e rrëmbyer para 6 muajsh (FOTO)

Një milionere në Afrikën e Jugut, është shpëtuar nga autoritetet 162 ditë pasi u rrëmbye.

22:42
Luftanija amerikane arrin në Kretë mes tensioneve greko-turke në rritje

Luftanija amerikane “USS Hershel Woody Williams” ka mbërritur në ishullin grek të Kretës, me misionin për të vëzhguar tensionet e përshkallëzuara midis aleatëve të NATO-s Greqisë dhe Turqisë mbi të drejtat e shfrytëzimit të burimeve energjetike në Mesdheun lindor.

22:29
MASR: Ja kur fillon shkolla, mësim plotësues nga 31 gushti

Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë ka sqaruar qytetarët dhe nxënësit në lidhje me nisjen e vitit të ri shkollor.

22:24
Tirana – Crevena Zvezda/ Egbo: Jemi të avantazhuar…

Një fitore shpresëdhënëse është ajo e Tiranës në transfertën ndaj Dinamo Tbilisi-t. Kryeqytetasit fituan me rezultatin 2-0 me golat e realizuar nga Torassa dhe Ismajlegcin.

21:58
Gnabry si “Messi”/ Bayern me një këmbë në finale falë tij… (VIDEO)

Me një 2-0 Bayern Munich është akoma më pranë finales së madhe të Uefa Champions League.

21:58
Shqipëri: Plakja e popullsisë dhe rënia e normave të lindshmërisë

Në Shqipëri, sipas një studimi më të fundit, është vërejtur një plakje me ritme të shpejta e popullsisë.

21:52
Greqia akuzohet se ka dëbuar të paktën 1,000 emigrantë duke i braktisur në det të hapur

Greqia është akuzuar së fundmi se ka dëbuar emigrantët jashtë ujërave të saj territoriale duke i lënë në mëshirë të fatit në barka pa motor.

21:49
​Hoti: Kjo ishte hera e fundit që xhandarmëria serbe futet në Kosovë

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka deklaruar se hyrja e xhandarmërisë serbe në Karaçevë të Kamenicës në fillim të këtij muaji, nuk do të përsëritet më në të ardhmen, pasi për këtë ka marrë garanci dhe siguri nga NATO dhe KFOR-i.

21:41
‘Nëna jote është…’/ Fotot erotike, Bebe Rexha acaron të atin: Ti mund të jesh seksi por…(FOTOT)

Ashtu si Dua dhe Rita, edhe Bebe Rexha bën shpesh protagonistë të rrjeteve sociale familjen e saj.

21:35
Veliaj: Përgëzime kampionëve të Tironës për lojën e shkëlqyer e fitoren mëse të merituar

Pak minuta pas përfundimit të ndeshjes FK Tirana – Dimano Tbilisi, kreytari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka uruar ekipin kryeqytetas për fitoren e arritur në kompeticionin më të rëndësishëm të futbollit europian.

21:24
Gramsh/ Gjendet i mbytur në rezervuar një 40-vjeçar, policia: Ishte me probleme mendore

Gramsh-  Në fshatin Duzhë, Gramsh, është gjetur i mbytur në rezervuar shtetasi V.L., 40 vjeç,  banues në fshatin Duzhë , Gramsh, me probleme mendore

21:18
FOTO/ Në brendësi të ndërtesave të braktisura në Britaninë e Madhe

Në Britani ka qindra shtëpi të braktisura, në të cilat mbarten shumë histori.

21:12
Vdes milioneri ‘playboy’, i helmuar nga prostituta në klubin e seksit

Një milioner ‘playboy’ i përfolur më parë për një grabitje prej dhjetra miliona euro në vepra arti, ka vdekur pas helmimit në një klub seksi që frekuentonte.

21:09
Tirana me Crvena Zvezda/ Fiton në Tbilisi, tani duel me serbët

Tirana mori një fitore impresionuese 0-2 ndaj Dinamos së Tbilisit, e bashkë me të edhe kualifikimin e merituar në Ligën e kampioneve.

20:57
Aksident pranë mbikalimit të Rinasit, plagosen dy persona

Tiranë- Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 20:20, në afërsi të Mbikalimit të Rinasit, janë përfshirë në aksident mjeti me drejtues shtetasin E.S me mjetin me drejtues shtetasin S.K.

20:50
Bileta për në finale/ Publikohen formacionet zyrtare të super sfidës Lyon-Bayern Munich

Edhe pak minuta na ndajnë nga “finalja” e parakohshme e Champions League, mes Bayern Munich dhe francezëve të Lyon.

20:47
​Erdogan: Nuk do të lëshoj pe para piratëve

Presidenti Recep Tayyip Erdogan e vlerësoi si “pirateri” veprimtarinë e vendeve që kundërshtojnë Turqinë në Mesdhe.

20:40
Arabia Saudite nuk do të normalizojë lidhjet me Izraelin deri sa të ketë paqe në Palestinë

Arabia Saudite tha sot se nuk do të ndjekë shembullin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të vendosur lidhje diplomatike me Izraelin, deri sa shteti hebre të ketë arritur marrëveshjen e paqes me palestinezët.

20:31
​Specialja fton edhe një luftëtar të UÇK-së

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVLUÇK), Hysni Gucati, ka bërë të ditur se edhe një pjesëtar tjetër i UÇK-së, ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale në Hagë.

20:30
Mashtrimet në internet, fotot ku vajzat e tepruan me “Photoshop-in”

Në rrjete sociale ka nisur një rivalitet i heshtur mes të rinjve se kush pozon më bukur.

20:13
Kaliforni, fatkeqësitë natyrore kërcënojnë përpjekjet kundër koronavirusit

Kalifornia është goditur nga një numër ndërprerjesh të energjisë, ndërsa të mërkurën u rishfaq kërcënimi i zjarreve në pjesën veriore, ku janë regjistruar temperatura shumë të larta.

20:06
Plazmë për kurimin e Covid-19/ Si aplikohet kjo metodë? “Hipokrati” në Top Channel i parapriu  trajtimit me plazmën hiperimune

Shqipëria arriti një numër rekord të infektuarish, 158 raste të reja në 24 orët e fundit, dhe dy humbje jete. Aktualisht në spitalin infektiv dhe atë Shefqet Ndroqi, po trajtohen 101 paciente të konmfirmuar positive, 17 prej të cilëve në terapi intensive, dhe katër të intubuar.

19:59
Melania Trump ‘trazon ujrat’ teksa tifozja e saj Rihanna tallet me videon e Donald

Zonja e parë e SHBA është lavdëruar nga këngëtarja Rihanna pas publikimit të videos së sikletshme ku Melania Trump duket se refuzon dorën e bashkëshorit Donald Trump duke dalë nga avioni presidencial Air Force One.

19:58
Fati ndihmon Tiranën/ Përfundon 1-0 pjesa e parë ndaj Dinamo Tbilisi-t (Video)

Ka përfunduar me rezultatin 1-0 pjesa e parë mes Tiranës dhe gjeorgjianëve të Dinamo Tbilisi-t. Kjo pjesë e parë ishte tepër e ekuilibruar dhe asnjë nga skuadrat nuk ishte konkrete.

19:46
I parkonte pranë shtëpisë/ Burri e bën të pendohet, ia mbështjell makinën me plastmasë (FOTO)

49-vjeçari Tobe Bailey gjithmonë ka pasur probleme me fqinjët sa i takon parkimit. Fqinjët e tij parkojnë makinën e tyre në rrugën ku ai kalon për të hyre në shtëpi.

19:46
Pandemia mbylli 355 biznese/ Kosovë, në kolaps shërbimet dhe bizneset e vogla

Për pesë muaj rresht pandemie, Nasuf Hasani e mbajti të mbyllur kopshtin për fëmijë, çka qoi në falimentim.

19:28
Kriza politike në Bjellorus, reagon Meta: Mbështes BE për të mos njohur zgjedhjet

Presidenti Ilir Meta është shprehur se mbështet Bashkimin Evropian për të mos njohur zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi.

19:20
Haradinaj-Ramosajt: Ti je i thirrur për të punuar e jo për t’u marrë vesh për takime

Kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj sot ka bërë të ditur se ka nisur takimet me kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti lidhur me punimet në rrugën Deçan-Plavë.

19:14
Del në gjyq burri që shtyu 8-vjeçarin drejt vdekjes në binarët e trenit në Frankfurt

Një burrë nga Eritrea ka dalë sot në gjyq në Gjermani për vrasjen e një djali tetë-vjeçar të cilin e shtyu në binarët e trenit që vinte, vitin e kaluar në stacionin kryesor të Franfurt.

19:03
Rekord/ Peshkatarët kapin peshkun afro tre metra të gjatë, zbulohet për sa u shit (FOTO)

Një peshk gjigant është kapur nga peshkatarët në brigjet e Skocisë. Peshku me gjatësi tre metra, i cili peshonte 139 kilogramë, u shit për një vlerë 2200 euro.

19:02
EBU: Kosova s’do të ftohet as për Eurovisionin 2021

Kosova nuk do të marrë ftesën për të konkurruar në festivalin e këngës evropiane Eurovision.

18:53
Rama intervistë për BILD: Nuk ka një korona ballkanike

TIRANË- Vendi i tij është një nga pikat e nxehta që politikanët gjermanë fajësojnë për rritjen e numrit të të prekurve nga koronavirusi në Gjermani. Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë flet në një intervistë për BILD për akuzat dhe se si vendi i tij po lufton koronavirusin.

18:47
Britney Spears i kërkon gjykatës t’i heqjë babait kontrollin e financave të saj

Këngëtarja e njohur amerikane Britney Spears i ka kërkuar dje gjykatës të anullojë urdhrin që jep të atit të drejtën të kontrollojë shumicën e aspekteve të jetës dhe karrierës së saj.

18:45
VIDEO/ Policia australiane sekuestron kokainën me vlerë 180 milionë dollarë…

Policia australiane ka sekuestruar në bordin e një anijeje një ton kokainë me vlerë 180 milionë dollarë.

18:25
FOTO + VIDEO/ “Tërbohen” vajzat, bëjnë twerk në plazhin e mbushur me fëmijë…

Megjithëse SHBA deri më tani është vatra më e madhe e koronavirusit në botë, qytetarëve atje nuk u ka interesuar ky fakt dhe janë parë të frekuentojnë masivisht plazhet.

18:19
Kriza në Bjellorusi/ Pas kreut të KE edhe Von der Leyen mbështet propozimin e Ramës

Pas presidentit të Këshillit, Charles Michel edhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka mbështetur iniciativën e kreut të OSBE-së, Edi Rama për ndërmjetësimin e OSBE në Bjellorusi.

18:15
Kosovë/ ​Propozohet që të lehtësohen procedurat për Ligjin për Automjete

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka pritur në takim ministrin e Infrastrukturës, Arban Abrashi, me të cilin u diskutua në veçanti për Ligjin e Automjeteve, i cili është në procedurë për plotësim-ndryshim.

18:06
Madonna festoi 62-vjetorin, por vajza e saj shokon fansat (FOTO)

Mbretëresha e Popit vijon të ndajë me ndjekësit foto nga festa e ditëlindjes.

18:01
Trupi i refugjatit 16 vjeçar del në brigjet franceze pas tentativës për të kaluar në Britani

Një 16-vjeçar i zhdukur në det është gjetur sot i pajetë në brigjet e qytezës veriore franceze Calais, njoftuan autoritetet.

17:44
SHBA planifikon kthimin e sanksioneve ndaj Iranit

Shtetet e Bashkuara pritet të kthejnë së shpejti të gjitha sanksionet e SHBA kundër Iranit, njoftoi sot sekretari i Shtetit Mike Pompeo.

17:44
Në momente intime me Ronaldon në jaht, Georgina Rodriguez nxjerr fotot

Pushimet në jaht duket se kanë qenë një zgjedhje e mirë për familjen Ronaldo.

17:39
Gruaja “e vdekur” ringjallet në morg duke terrorizuar punonjësit

Një pensioniste është ringjallur nga vdekja në morgun e një spitali në Rusi.

17:32
Mbytet një grua në plazhin e Velipojës

Shkodër- Në Vilu, Velipojë është mbytur në det një shtetase ende e paidentifikuar.

17:28
Do të nisin sanksione/ BE nuk njeh zgjedhjet e 9 gushtit në Bjellorusi: Mbështesim iniciativën e kreut të OSBE

Bashkimi Evropian me anë të disa konkluzioneve zyrtare të bërë publike njoftoi sot se nuk i njeh rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të mbajtura në Bjellorusi më 9 gusht.

17:28
Tradhtoi gruan?! Ibrahimovic kapet “mat” duke darkuar me gazetaren seksi (FOTO)

Gjiganti suedez, Zlatan Ibrahimovic, po përflitet së fundmi për fillimin e një romane me gazetaren seksi të sportit Diletta loeotta.

17:19
Kosovë/ ​Vdes nga Covid-19 edhe një polic

Edhe një pjesëtar i Policisë së Kosovës ka humbur betejën me Covid-19.

17:10
COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 57 të shëruar, 158 raste të reja dhe 2 humbje jete në 24 orët e fundit

TIRANË- 158 persona të tjerë janë infektuar me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin tonë. Ndërkohë nuk e kanë fituar dot betejën me virusin dy qytetarë të cilët ishin prekur prej disa kohësh me infeksionin vdekjeprurës.

17:09
VIDEO/ E moshuara i rezistoi rrëmbimit, i riu e “palos” në tokë me një grusht të fuqishëm…

Një grua e moshuar në Spanjë, ka rënë pre e një grabitje. Një i ri ka tentuar me forcë që të marrë nga e moshuara çantën e dorës, por në këtë moment ajo ka rezistuar.

17:01
Mund të bëjë 1600 km me një serbator, kjo është makina që do zgjidhë përgjithnjë ‘hallin’ e njerëzve (FOTO)

Kompania Hyperion, me bazë në Kaliforni, prezantoi supermakinën e saj me hidrogjen, me të cilën ajo shpreson që të ndryshojë mendimin e njerëzve për teknologjinë e qelizave të karburantit të hidrogjenit.

16:49
Ngjarje horror/ Përdhunuan, dhunuan e vranë 6-vjeçaren, policia nis hetimet

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Pakistan.

16:47
Trump në fushatë, kritikon rivalin për imigracionin

Presidenti Donald Trump ngriti përsëri të martën çështjen e imigracionit, që ishte temë kryesore për fushatën e tij të vitit 2016, duke sulmuar rivalin demokrat Joe Biden.

16:42
Aviacioni gjerman rrezikon mbi gjysmë milion vende pune

Gjysma e 1,1 milionë vendeve të punës në industrinë gjermane të aviacionit janë në rrezik akut për shkak të krizës koronavirus, deklaroi Shoqata e Industrisë Gjermane të Aviacionit, BDL.

16:40
Fotot e postuara nga islamisti iraken, disa orë para batërdisë me makinë në autostradën e Berlinit

Një terrorist i dyshuar islamist që plagosi gjashtë njerëz sot teksa tentonte të godiste me makinë sa më shumë motoçikleta e automjete në Berlin, vetëm disa orë më parë kishte postuar foto të vetes me makinën e përdorur në sulm.

16:26
Nga Liverpuli tek Tirana/ Rrëfimi i sulmuesit Michael Ngoo për mediat britanike

Tirana u shpall kampione e Shqipërisë për herë të 25 në historinë e saj dhe Michael Ngoo ishte një prej protagonistëve në këtë arritje të madhe.

16:25
Vret “pamëshirshëm” kafshë gjigante, gjahtarja seksi kërcënohet me jetë… (FOTO)

Një 23-vjeçare franceze, e cila ka pasion gjuetinë, thotë se është kërcënuar me vdekje në rrjete sociale nga shumë njerëz.

16:18
I gjithë gushti me temperatura të larta, nga e enjtja nuk do ketë më reshje shiu

Reshjet e shiut të mbrëmjes së kaluar ndikuan jo pak në humorin e pushuesve sidomos atyre që kanë zgjedhur bregdetin, megjithatë mesa duket nuk ka vend për tu shqetësuar sepse moti i kthjellët mesa duket do jetë prezent deri në fund të muajit gusht, sigurisht në zona të ndryshme.

16:07
Shtëpiakia britanike nxit debat me stilin e ri të kapjes së rrobave në tel

Gratë shtëpiake në Britani e kanë gjetur veten në mes të një debati të gjerë, për mënyrën më të mirë të varjes së rrobave në tela.

16:05
Infektimet nga Covid-19/ Fillon procedura e terapisë me plazëm, Manastirliu apel për dhurimet vullnetare

Tiranë – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, nëpërmjet Qendrës Kombëtare të Dhurimit të Gjakut, dy spitaleve universitare, Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe Spitalin “Shefqet Ndroqi” ka nisur procedurën për terapinë e plazmës konvale për trajtimin e të prekurve nga COVID19 që janë në trajtim spitalor.

15:57
Pesë të shëruar dhe një rast i ri me COVID-19 në Malishevë

Sot janë shëruar pesë persona nga Komuna e Malishevës, të cilët kanë qenë të prekur me koronavirus, ndërsa është regjistruar edhe një rast i ri nga fshati Lladrovc.

15:56
2 viktima dhe 108 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë Veriore

13.076 qytetarë janë prekur nga virusi korona që nga fillimi i pandemisë, përfshirë këtu edhe 108 personat që kanë rezultuar pozitiv gjatë 24 orëve të fundit.

15:50
Shqiponja e rrallë në Gjirokastër/ Lëshohet sërish në natyrë, është rritur në Kroaci

Një shqiponjë e rrallë e llojit Gyps Fulvus është lënë e lirë në luginën e Drinos prej ornitologëve dhe do të mbahet në monitorim në vijimësi deri sa të stabilizojë pozicionin e saj në këtë habitat të ri. 

15:42
Shkatërrohen banesat në Tiranë/ Për t’i hapur rrugën ndërtimit të Unazës së Re në pjesën lindore

Puna për Unazën e Madhe po vijon. Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit këtë të mërkurë shembi gjashtë objekte nga një deri në dy kate, të cilat janë të shpronësuara dhe i përkasin lotit të tretë të Tiranës.

15:40
Golem, zhduket 62-vjeçari/ Familjarët thirrje për ndihmë: Ka probleme me kujtesën, s’flet pothuajse fare

Një 62-vjeçar, banues në Golem ka humbur kontaktet me familjarët e tij.

15:28
Rama kërkon të shkojë në Minsk/ Në krye të OSBE-së për të negociuar krizën politike bjelloruse

Covid19 ndikoi në presidencën shqiptare të OSBE-së, por zhvillimet më të fundit në Bjellorusi ku opozita akuzon qeverinë se manipuloi zgjedhjet, ka sjellë nevojën e kësaj organizate për të ndërhyrë e zgjidhur këtë krizë.

15:27
“Esenca e jetës”, Alban Skënderaj ndan imazhin e ëmbël familjar

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj janë padyshim një ndër çiftet më të dashur për publikun shqiptar. Së bashku prej më shumë se 13 vitesh, ata janë prindër të dy fëmijëve, Ameli dhe Duam që erdhi në jetë pak muaj më parë.

15:20
Hyn në fuqi Kodi Zgjedhor/ KQZ-ja e re ndërtohet brenda 19 tetorit

Kjo e mërkurë shënoi hyrjen në fuqi të kodit të ri elektoral duke i hapur rrugë përllogaritjes së afateve të sanksionuara në ligjin zgjedhor për ngritjen e Komisionit Qendror të ri të Zgjedhjeve.

15:16
Në shkollë më 31 gusht/ 10 mijë fëmijë nga klasa e parë deri në të pestën kthehen në klasa

Nxënësit e klasave të para deri në të pestën, të cilët nuk kanë mundur të ndjekin mësimin në distancë apo kanë punuar pjesërisht në shtëpi gjatë periudhës mars – qershor për shkak të situatës se koronavirusit do të rikthehen në bankat e shkollës në 31 gusht deri në 11 shtator.

15:10
Kosovë/ 9 të vdekur dhe 162 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 9 persona shkak i COVID-19, ndërsa janë shënuar edhe 162 raste të reja të infektimit me këtë virus.