Tirana – Crevena Zvezda/ Egbo: Jemi të avantazhuar…

19/08/2020 22:24

Një fitore shpresëdhënëse është ajo e Tiranës në transfertën ndaj Dinamo Tbilisi-t. Kryeqytetasit fituan me rezultatin 2-0 me golat e realizuar nga Torassa dhe Ismajlegcin.

Në ndeshjen e radhës në tur, Tirana do të presë serbët e Crevena Zvezdën, e cila do të jetë një sfidë përtej asaj sportive, pasi pashmangshmërisht do të jetë e mbushur me doza politike e nacionaliste.

Ndeshja me serbët do të zhvillohet në folezën e shqiptarëve, “Air Albania Stadium” mes datave 25 dhe 26 gusht. Pas fitores së merituar, në një konferencë për shtyp u ndal trajneri Egbo, i cili iu përgjigj  pyetjeve të gazetarëve.

“Vrasës” i Dinamos, 2 herë?

E thashë edhe herën e parë, se besimi im ishte tek Zoti dhe ia dolëm, e dija që herën e parë do të kualifikohemi dhe ne e donim se me kë po luanim dhe donim t’i zinim në kundërsulmo dhe ne e dinim se me kë po luanim dhe donim t’i zinim në kundërsulm dhe këtë gjë kemi bërë. Duke besuar deri në fund ia kemi dalë.

A do të ndikojë kjo fitore te e ardhmja jote tek Tirana?

Jam te ky klub që në 2001 dhe është klubi i zemrës, kënaqësi që jam këtu dhe jam kampion i 25. Fokusohem të jap më të mirën time dhe e ardhmja nuk më intereson, do të jap 100 për qind për klubin më të madh në Shqipëri. E kam këtu vendim dhe kam një kontratë, nuk më shqetëson kjo pjesë.

Derbi i Ballkanit me Crevena Zvezdën?

Është një ndeshje që e kemi luajtur si e kemi luajtur sot, do jemi në shtëpi dhe e kemi avantazh kundër tyre. Do jetë një ndeshje e fortë e luftuar. Do hyjmë në atë duel siç hymë sot për të marrë maksimumin, jemi të avantazhuar se jemi në shtëpi. Zoti që ka qenë sot me ne, do jetë edhe në vazhdim.

 

Top Channel