Britney Spears i kërkon gjykatës t’i heqjë babait kontrollin e financave të saj

19/08/2020 18:47

Këngëtarja e njohur amerikane Britney Spears i ka kërkuar dje gjykatës të anullojë urdhrin që jep të atit të drejtën të kontrollojë shumicën e aspekteve të jetës dhe karrierës së saj.

Jamie Spears ka qenë prej 12 vjetësh ajo që në termat ligjore amerikane quhet “konservatori” i të bijës, që prej shqetësimeve për shëndetin e saj mendor.

“Britney kundërshton fuqimisht rikthimin e rolit të James si konservator i personit të saj,” thuhej në dokumentat e padisë në gjykatën e Kalifornisë në Los Angeles.

Aty shpjegohet më tej se 38-vjecarja, ish-yll i muzikës pop, kishte mbështetur më parë masën ligjore pasi “e kishte shpëtuar nga rrënimi, nga shfrytëzimi prej individëve predatorë apo shkatërrimi financiar”, dhe se kjo e kishte ndihmuar atë të rifitonte pozitën si një yll botëror.

Por tani ajo dëshiron që menaxheri i saj Jodi Montgomery, të kujdeset për çështjet e saj personale, para skadimit të urdhrit më 22 gusht dhe rinovimit të pritur.

Dokumentet thonin se zonja Spears është “e besuar dhe e kualifikuar” të marrë në dorë financat e saj.

Avokatët e saj thanë se presin që Jamie Spears të kontestojë në mënyrë “agresive” kërkesën. Ata shtonin se Britney nuk ka plane për rinisjen e karrierës muzikore. Herën e fundit që ajo ka kënduar ‘live’ ishte në 2018, dhe anulloi një koncert të 2019 në Las Vegas.

Britney Spears nuk ka mundur të vendosë mbi financat e saj apo vendimet e karrierës që prej vitit  2008 sipas një marrveshjeje gjyqësore, e cila jepet për individë që nuk janë të aftë të marrin vendimet e tyre, kryesisht prej sëmundjeve mendore.

Për 12 vjetët e fudit babai i saj ka menaxhuar financat, jetën personale madje duke vendosur edhe se cilët mund ta vizitojnë.

Këngëtarja nisi çrregullimet e sjelljes në 2007 pas divorcit me Kevin Federline, kur dhe humbi kujdestarinë e dy fëmijëve (edhe pse i viziton shpesh ata).

Kriza e saj mendore ishte në faqet e para të gazetave kur dhe rrojti flokët dhe u fotografua duke goditur makinën e një paparaci me çadër.

Por gjatë këtyre viteve ajo ka publikuar tre albume muzikore dhe ka qenë gjyqtare në konkursin e talenteve te reja X Factor.

FOTO GALERI
1/5
Britney Spears i ka kërkuar dje gjykatës të anullojë urdhrin që jep të atit të drejtën të kontrollojë shumicën e aspekteve të jetës dhe karrierës së saj.

Top Channel