Kriza politike në Bjellorus, reagon Meta: Mbështes BE për të mos njohur zgjedhjet

19/08/2020 19:28

Presidenti Ilir Meta është shprehur se mbështet Bashkimin Evropian për të mos njohur zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Meta shkruan se qytetarët e Bjellorusisë, ashtu si në të gjitha vendet nën regjim autokratik, meritojnë sa më parë të shprehin verdiktin e tyre përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, që janë kolona vertebrore e çdo sistemi demokratik.

Reagimi i Metës:

Mbështes qëndrimin e Bashkimit Europian për të mos njohur zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi.
Qytetarët e Bjellorusisë, ashtu si në të gjitha vendet nën regjim autokratik, meritojnë sa më parë të shprehin verdiktin e tyre përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, që janë kolona vertebrore e çdo sistemi demokratik. ????
?

Top Channel