Bileta për në finale/ Publikohen formacionet zyrtare të super sfidës Lyon-Bayern Munich

19/08/2020 20:50

Edhe pak minuta na ndajnë nga “finalja” e parakohshme e Champions League, mes Bayern Munich dhe francezëve të Lyon.

Bayern dëshiron me çdo kusht finalen pasi një trofe i këtyre përmasave ka vite që nuk arrin në bavari.

Ndërkohë Lyon do të kërkojë të tregojë që arritja në gjysmëfinale nuk ishte një rastësi, pasi ajo mundi Juventusin dhe Atletico Madrid, dy nga pretendentet për ta fituar këtë trofe.

Fituesi i kësaj dysheje do të gjejë në finale Paris Saingt Germain, e cila shpartalloi mbrëmjen e djeshme me rezultatin 3-0 Leipzig.

Ndeshja nis në orën 21:00 dhe luhet në “Estadio Jose Alvalade” të Lisbonës në Portugali.

Më poshtë do të gjeni formacionet e të dyja ekipeve:

Top Channel