Fati ndihmon Tiranën/ Përfundon 1-0 pjesa e parë ndaj Dinamo Tbilisi-t (Video)

19/08/2020 19:58

Ka përfunduar me rezultatin 1-0 pjesa e parë mes Tiranës dhe gjeorgjianëve të Dinamo Tbilisi-t. Kjo pjesë e parë ishte tepër e ekuilibruar dhe asnjë nga skuadrat nuk ishte konkrete.

Kur po shkonin drejt një rezultati me rrjeta të paprekura në dhomat e zhveshjes, mesfushori i Tiranës, Torassa, i ndihmuar dhe nga fati mposhti portierin kundërshtar.

Kujtojmë që me këtë rezultat 25 herë kampionët e shtëpisë kualifikohen  për në fazën tjetër.

Për të parë momentin e golit, ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme.

Top Channel