Sot janë shëruar pesë persona nga Komuna e Malishevës, të cilët kanë qenë të prekur me koronavirus, ndërsa është regjistruar edhe një rast i ri nga fshati Lladrovc.

Këto të dhëna janë konfirmuar nga IKSHPK në komunikim zyrtar me Komunën e Malishevës.

Që nga shpërthimi i pandemisë në muajin mars, në Komunën e Malishevës janë konfirmuar 182 raste, prej tyre 138 pacientë janë shëruar, 31 raste janë ende aktive, ndërsa 13 persona kanë vdekur.

Top Channel