“Nuk pres falje”, zbardhet mesazhi i autorit të sulmit në Shtëpinë e Bardhë, 31-vjeçari kishte paralajmëruar familjen para të shtënave 27/04 09:29
Një milionere në Afrikën e Jugut, është shpëtuar nga autoritetet 162 ditë pasi u rrëmbye.
Sipas mediave të huaja, 46-vjeçarja Sandra Munsamy, u gjet e lidhur me zinxhir dhe besohet në këto kushte ajo ka qëndruar gjatë gjithë periudhës së rrëmbimit.
Biznesmenia Munsamy po udhëtonte në Pinetown më 30 maj të vitit 2019, kur ajo u rrëmbye nga një grup burrash të armatosur, ndërsa këta të fundit kërkonin 6 milionë paund për lirimin e saj.
Sipas raportimeve, 46-vjeçarja nuk kishte mundësi të largohej veçse të lëvizte nga krevati deri në tualet për shkak se e mbanin lidhur me zinxhir.
Në lidhje me rastin autoritetet kanë vendosur në pranga katër presona.
Top Channel