Nxitimi për vaksinën/ Krijohen qindra kompani biotek për gjetjen e saj

20/08/2020 02:30

Me garën për të gjetur një vaksinë të re për koronavirusin, sektori i bioteknologjisë, duket se është përfshirë nga ethet e arit, duke folur shpesh për të ardhura marramendëse. Por analistët paralajmërojnë se pritshmëritë mund të jenë të ekzagjeruara. Sipas OBSH, 168 vaksina kandidate po zhvillohen aktualisht, me miliarda dollarë publike dhe private që po pompohen në kërkime.

Si rezultat, aksionet e startup-eve të vogla dhe inovative të bioteknologjisë, që konkurojnë me gjigandët farmaceutikë për të zhvilluar një substancë që do të bëjë që bota të triumfojë ndaj Covid-19 dhe të lejojë rikthimin në normalitet për miliarda njerëz në glob, kanë arritur lartësi të mëdha muajt e fundit.

Kompania amerikane Moderna, psh, vaksina e të cilës është në fazën e tretë të testimeve klinike, faza e fundit para miratimit nga entet rregullatore, ka parë që aksionet e saj të rriten me 250 për qind që nga fillimi i vitit. Emra të tjerë, të njohur njësoj ose edhe më pak, si Inovio apo Novavax, po bëjnë performanca akoma më të mira me aksionet që janë rritur në mbi 350 për qind e madje në rastin e Novavax, 3500 për qind.

Një kompani e vogël, si gjermania CureVac, që bëri debutimin në bursën Nasdaq në shba javën e shkuar, ka bërë që vlera e saj të shkojë në mbi 10 miliardë dollarë. Por analistët paralajmërojnë se investime të tilla mbeten me shumë rrezik dhe ashtu si flluskat e tjera të bursave mund edhe të plasin shpejt.

Top Channel